REL's analysis: Will Montenegro be more connected to Serbia?!

2023-04-09 16:56:11Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

REL's analysis: Will Montenegro be more connected to Serbia?!

With around 600,000 inhabitants, Montenegro plays a key role in the stability of the Western Balkans. Also, it is an important factor for NATO, as it offers full control of the Adriatic coast.

Beyond that, it has the status of the most successful country in the region in terms of the integration process in the EU. The architect of all this was Milo Djukanovic.

Sometimes as prime minister, sometimes as president, he has led Montenegrin politics for more than 30 years. He was the longest-serving elected leader in Europe. But this era seems to have come to an end on April 3.

"The presidential elections in Montenegro have ended. Montenegro has made its choice and I respect it. I congratulate Jakov Millatovic for the trust he has received in the elections", he said, after announcing the preliminary results. It was Djukanovic's first election loss since entering politics in the early 1990s. His opponent in the April 3 runoff, Jakov Millatovic, won 59 percent of the vote. Montenegro has been waiting for this result for more than 30 years, he said. "Montenegro is moving forward, towards wealth, towards equality, towards a country of law, faith and unity, towards European Montenegro", said Millatovic, after announcing the victory.

Millatovic, 36, a Western-educated economist, comes from the Europe Now party, which was formed last year and has declared pro-European leanings.

But, to oppose Djukanovic in the runoff, he has received the support of the Democratic Front – a right-wing populist party with open pro-Russian and pro-Serbian positions.

Millatovic entered politics at the end of 2020, as Minister of Economy in the Government of Zdravko Krivokapić, of which the Democratic Front was also a part.

He is close to the Serbian Orthodox Church, which played an important role in the overthrow of the Djukanovic Government in 2020. The Church also influenced the composition of the Krivokapic Government, of which Millatovic was a member.

Si ministër, Millatoviç është konsultuar me Mitropolitin e Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi, Joanikije, për rritjen e natalitetit. Ai, po ashtu, ka mbështetur nënshkrimin e një marrëveshjeje që rregullon marrëdhëniet e shtetit të Malit të Zi me Kishën, por që, sipas ekspertëve, është e kontestueshme në aspektin kushtetues të vendit.

Sa i përket politikës ndërkombëtare, Millatoviç ka thënë se nuk do të vë në pikëpyetje anëtarësinë e Malit të Zi në NATO, e as procesin euro-integrues. “Unë, si president i Malit të Zi, bashkë me të gjithë ju, do ta fusim Malin e Zi në BE, në pesë vjetët e ardhshëm”, ka thënë ai para mbështetësve në Podgoricë.

Ky zotim, megjithatë, shihet me skepticizëm nga disa njohës të çështjeve politike në Mal të Zi, për faktin se Millatoviç ka të kaluar me Frontin Demokratik pro-serb.

Presidenca në Mal të Zi është post ceremonial, por fitorja e bindshme e Millatoviçit do të ketë “ndikim vendimtar” në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare, që janë caktuar për datën 11 qershor, thotë për programin Expose të Radios Evropa e Lirë Sinisha Vukoviç, ligjërues i menaxhimit të konflikteve dhe politikave globale në Universitetin Johns Hopkins.

“Impulsi që është krijuar me këtë fitore të Jakov Millatoviçit, nuk do të kalojë pa u vënë re nga ana e votuesve. Do të ketë një numër të madh votuesish që do ta shohin këtë si shans për të mbështetur një opsion të ri politik – edhe pse për shumë kë, ai është i panjohur dhe vazhdon të shprehë qëndrime shumë të përgjithshme”, thotë Vukoviç.

Zllatko Vujoviç, profesor i shkencave politike në Universitetin e Podgoricës, shpreh po ashtu bindjen se partia e Millatoviçit do të tërheqë zgjedhës edhe të partive të tjera në zgjedhjet parlamentare. Nuk është e sigurt nëse “Evropa tani” do të mund ta formojë e vetme Qeverinë e ardhshme dhe kjo, sipas Vujoviçit, është shqetësuese.

“Millatoviç e ka thënë në një intervistë se ai dëshiron të bëjë koalicion me Frontin Demokratik dhe se atë e sheh si aleat të natyrshëm. Gjykuar nga kjo, ai është i afërt me politikën dhe ideologjinë e Frontit Demokratik, që është një politikë pro-serbe dhe pro-ruse”, thotë Vujoviç.

Mali i Zi e ka rreth një të tretën e banorëve që deklarohen si serbë. Marrëdhëniet me Kishën Ortodokse Serbe e kanë ndarë prej kohësh këtë vend në dy kampe – njërin që kërkon lidhje të ngushta midis shtetit dhe Kishës, dhe tjetrin që mbron një distancë me Kishën, duke pretenduar se Kisha personifikon ndikimin e vazhdueshëm të Serbisë.

Nga viti 2020, kur është rrëzuar qeverisja e Gjukanoviçit, janë rrëzuar edhe dy qeveri të tjera në Mal të Zi, për shkak të konflikteve të brendshme. Aktualisht, në detyrë është një qeveri teknike, me në krye Dritan Abazoviçin, i cili po ashtu ka qenë pjesë e Qeverisë së Krivokapiçit. Në raportin e progresit për Malin e Zi, të publikuar në tetor të vitit të kaluar, Komisioni Evropian ka shprehur shqetësim për paqëndrueshmërinë politike dhe qeveritare në këtë vend dhe, rrjedhimisht, për vonesat në zbatimin e reformave.

Mali i Zi ka aplikuar për anëtarësim në BE në vitin 2008, dy vjet pasi ka shpallur pavarësinë nga Serbia. Analistët thonë se është ende e paqartë nëse Millatoviç dhe partia e tij “Evropa tani” do të vazhdojnë t’i ndjekin politikat pro BE, përkundër deklarimeve. Vukoviç thotë se, në dy vjetët e fundit, Mali i Zi ka qenë një “thembër Akili” për BE-në.

Sipas tij, fitorja e Millatoviçit sinjalizon vazhdimësinë e politikës së ngjashme, që nuk ka synime faktike, por vetëm retorike, për ta dërguar Malin e Zi në BE. Vukoviç pret të shohë një Mal të Zi të lidhur më shumë me Serbinë.

“Formalisht, ‘Evropa tani’ është pro Evropës, pro NATO-s, dhe në njëfarë mënyrë vazhdon politikën e Partisë Demokratike të Socialistëve të Gjukanoviçit, sidomos kur bëhet fjalë për politikën e jashtme. Por, në të njëjtën kohë, ajo do të angazhohet fuqishëm në bashkëpunim me Serbinë, në krijimin e një Serbie të vogël në Mal të Zi, e cila do të përcjellë plotësisht politikën e jashtme serbe”, thotë Vukoviç.

“Interesat e Serbisë janë të qarta. Ato janë: destabilizimi i Malit të Zi – ngjashëm siç është edhe destabilizimi i Kosovës dhe i Bosnje e Hercegovinës – dhe shfrytëzimi i komuniteteve serbe në këto tri shtete, jo vetëm për destabilizim, por edhe në vendimmarrje”.

Serbia është ftohur nga Mali i Zi kur ai ka shpallur pavarësinë në vitin 2006, por edhe kur Qeveria e Gjukanoviçit në vitin 2008 ka njohur pavarësinë e Kosovës. Millatoviç ka thënë këtë javë se vendi i tij nuk do ta tërheqë njohjen e Kosovës, e cila vazhdon të kundërshtohet nga Serbia. Për më tepër, Serbia ka lobuar në vende të ndryshme që të mos e njohin Kosovën, ose të tërheqin njohjen e saj. Vujoviç thotë se deklarata e Millatoviçit për Kosovën ka qenë e pritshme.

“Aktualisht, ai nuk mund t’i lejojë vetes konfrontime me partnerët ndërkombëtarë. Megjithatë, është i qartë qëndrimi i tyre negativ ndaj pavarësisë së Kosovës. Deklarata e tij është vetëm një lëvizje taktike, për të mos nxitur reagimin e Shteteve të Bashkuara dhe të Bashkimit Evropian. Unë besoj se ai do të bëjë gjithçka të mundur që marrëdhëniet me Kosovën të jenë minimale, ekskluzivisht teknike, pa ndonjë bashkëpunim real. Shumica dërrmuese e zyrtarëve në partinë e tij kanë qëndrim negativ kur bëhet fjalë për pavarësinë e Kosovës, nuk e njohin atë, por i druhen reagimit të partnerëve ndërkombëtarë”, thotë Vujoviç.

Në Podgoricë, fitorja e Millatoviçit është festuar me këngë për Kosovën dhe me flamuj të Serbisë. “Normalisht që presim të bëhet më mirë. Mjaft ishte, tung Millo”, ka thënë Gojko, një qytetar i kryeqytetit malazez, për Radion Evropa e Lirë.

“Shpërbërja e Republikës Federale të Jugosllavisë. A është kjo vepër e tij? Po. Njohja e Kosovës, gjë të cilën populli nuk e ka dashur. Hyrja në NATO – populli nuk e ka dashur”, është shprehur ai. “Unë mendoj se ndryshimet janë të mirëseardhura, por jo me çdo kusht. Do të shohim se çfarë sjell kjo”, ka thënë Branka, një tjetër qytetare e Podgoricës.

Gjatë tri dekadave në pushtet, Gjukanoviç ka qenë dy herë president dhe gjashtë herë kryeministër. Periudha e udhëheqjes së tij është karakterizuar me afera të mëdha korrupsioni dhe akuza për shitjen e burimeve shtetërore.

He believed that the bad relations between Podgorica and Belgrade are a consequence of the revival of Serbian aspirations towards Montenegro. "Today, great Serbian nationalism stands at the head of Serbian state politics", Djukanovic said on one occasion./ REL


Video