In March this year the government set up the Fuel Transparency Board to end abuses of market prices by creating a legal formula that sets the ceiling price for fuel trading. The first decisions of the board were rigorously followed by market players, but in June the situation changed. Smaller networks began to sell at lower prices due to declining purchasing power. The Hydrocarbons Association confirms that 86 gas stations have been closed in a short time, while another 300 are one step away from bankruptcy.
" There is a ceiling on which no one can go. It is a completely different concept and everyone is very pleased to sit down. So we can not set a unique price for everyone because we are not in communism ", said Edi Rama during his speech held in Parliament on June 9, 2022.
Based on this statement of Prime Minister Rama, Faktoje made a verification on the performance of fuel prices in the country, a few months after the establishment of the Fuel Transparency Board.
Referring to the recent decision of the Transparency Board, the ceiling price for the sale of one liter of oil is 261 ALL for retail and 249 ALL for wholesale. On the other hand, the retail price of gasoline is 236 ALL per liter, while the wholesale price is 224 ALL per liter.
But unlike the March-May period when all fuel retailers traded at the fixed-ceiling board price, June marked the turning point for what are known as white gas retailers. Small networks have started to sell from 2 to 12 lek less than the price ceiling of the transparency board.
Petraq Filka është pronar dhe administrator i një pike të vogël karburanti në Fier. Ai thotë për Faktoje se shitjet gjatë kësaj periudhe kanë rënë me 50%, ndaj karburantet po i tregton me çmime më të ulta se tavani i vendosur nga bordi.
“Më duhet shumë e gabuar që të krijohet një bord për të vendosur çmimet. Sepse përveç bordit që cakton çmime që nuk janë të pranueshme për xhepat e qytetarëve është dhe konkurenca. Nëse unë i mbaj në kokë siç i ka Bordi atëherë unë s’do të kem shitje fare, falimentoj”, thekson Filka.
Të kontaktuar nga Faktoje, përfaqësues të Shoqatës së Hidrokarbureve thonë se përcaktimi i çmimit po e shkatërron tregun. Luigj Aliaj, kryetar i Shoqatës së Hidrokarbureve thotë se janë mbyllur 86 pika karburantesh në vend ndërkohë që 300 të tjera janë në prag falimenti.
“Në një treg ku ka liri tregu dhe shumë operatorë, ti s’mund të caktosh çmim. As tavan, as mesatar as minimal. Secili ka historinë e vet të biznesit. Dikush e ka me qira, dikush të vetën, dikush me kredi dhe me radhë. Ndaj ti nuk mund të kesh çmim të fiksuar kurrë. Ndaj Bordi që i thonë Bord Transparence duhet të bëjë transparencë se sa është kosto sot dhe sa po shitet. Kaq! Sepse në këtë mënyrë po e shkatërrojnë tregun. Në të gjithë Shqipërinë janë 86 pika të mbyllura nga 1400 në total. Ndërkohë që 300 të tjera janë duke punuar për mbijetesë. Jemi pro transparencës, por jo për caktim çmimi”, thekson Aliaj.
Mirëpo deputeti socialist Erjon Braçe, anëtar në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave, e sheh problematikën më të thellë se kaq, ndaj ai thekson se çfarë hapash duhen ndërmarrë.
“ 1. Duhet transparencë dhe drejtësi për shpenzimet e PIKAVE TË BRANDUARA dhe PIKAVE TË BARDHA; 2. Duhet transparencë mbi pronësinë e stacioneve të pompimit të naftës dhe marrëdhënieve tregtare ku përfshihen; 3. Duhet garantuar konkurrencë efektive në tregtinë me shumicë e me pakicë të naftës;4. Duhet kontroll ligjor, efektiv e transparent për cilesinë e naftës për çdo çmim të vendosur në tabelë! Por mbi të gjitha: Duhet rrëzuar skema e tregtimit të naftës me brooker në origjinë dhe marrëdhënie okulte të të gjithë tregut me të!”- thekson Braçe, shkruan Faktoje.
Nga ana tjetër Konfederata e Industrive të Shqipërisë kërkon që qeveria të ndryshojë përbërjen e Bordit të Trasparencës, duke përjashtuar përfaqësuesit e operatorëve të karburanteve si antarë me të drejtë vote në vendimmarrje.
“Është e papranueshme dhe tërësisht e paarsyeshme, që vendimmarrjet të përcaktohen pikërisht edhe nga subjektet, që duhet të jenë objekt vëzhgimi për spekulime të mundshme në treg dhe për të cilët përligjet qëllimi i krijimit të vetë Bordit të Trasparencës.”- shkruhet në deklaratën për mediat të Konfindustrias në 20 qershor.
Por eksperti i ekonomisë, Bardh Sejdarasi sqaron se Bordi thjesht monitoron treguesit e tregut ndërkombëtar dhe llogarit çmimin sipas formulës ligjore.
“Nëse i hidhni një sy funksioneve që kanë bordet, ato thjesht monitorojnë treguesit e tregut ndërkombëtar dhe llogarisin, sipas një formule ligjore çmimin e një litri karburant. Bordi nuk ka asnje funksion tjetër. Formula e llogaritjes është publike dhe çmimin mund ta llogarisë çdo kush nëse ka aksesin e të dhënave të çmimit të karburanteve në bursën Plats të Mesdheut dhe taksat e tarifat ligjore që aplikohen mbi këtë çmim. Këto të dhëna publikohen rregullisht çdo ditë. E vetmja tarifë e kontrolluar nga qeveria është caktimi i një tarife për shërbime operacionale dhe kosto operacionale neto të kompanive në vlerën 3 lekë për litër për shoqëritë e shumicës dhe 12 lekë për litër për kompanitë e pakicës”,thotë Sejdarasi për Faktoje.
Edhe Enio Jaço, President i Dhomës Amerikanë të Tregtisë në një postim në rrjetet sociale thotë se kontrolli i çmimeve në periudha krizash nuk është gjë e re, por situata të tilla në periudhë afatgjatë kërkojnë reformim të thellë.
“Vende të ndryshme e kanë eksperimentuar. Por nga rezultatet janë detyruar të ndryshojnë kurs duke gjetur zgjidhje tek reformimi i thellë. Pak a shumë e njëjta situatë ndodh dhe tani. Kriza në Ukrainë ka krijuar presione dramatike në rritjen e paparashikueshme të çmimeve dhe në Shqipëri, efektet e kësaj krize janë shtesë mbi sfidat që vendi duhet të adresojë. Prandaj në vend të një instrumenti qëndror për kontrollin e çmimeve, me efekte të paprovuara në rastin më të mirë, një reformim i thellë ekonomik do ishte më produktiv për shendetin ekonomik afatgjatë të Shqipërisë”, thekson Jaço në reagimin e tij në Facebook.
Për shkak të luftës në Ukrainë por edhe një politike agresive taksimi mbi naftën, Shqipëria është shndërruar vendi me çmimin më të lartë të naftës në botë në raport me fuqinë blerëse. Referuar të dhënave të fundi nga Global Petrol Price, Shqipëria renditet një nga 20 vendet me çmimin e naftës më të shtrenjtë në botë, 2.031 euro për një litër.
Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Financave, importet e naftës në muajin maj rezultuan rreth 44 mijë tonë, me rënie 18% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Krahas rënies së konsumit, shtrenjtimi i naftës ka detyruar konsumatorët të orientohen drejt zgjidhjeve alternative në tregun e “zi”. Ervis T. thotë për Faktoje se prej muajit mars ble naftë me bidon tek një i afërm që nuk di se si e siguron produktin më lirë se çmimet e tregut.
"When the oil went for 200 lekë, I bought a liter for 160 lekë, while now that it has gone close to 260 lekë, I buy it for 200 lekë per liter", he says, adding that otherwise he does not have the accounts to go to work with car.