I vetëm në garë, Bashkia Vlorë “ i fut në xhep”  273 milionë lekë  “GENER 2” të Bashkim Ulaj

2022-04-14 12:54:09Investigim SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
I vetëm në garë, Bashkia Vlorë “ i fut në
Në foto: Kryebashkiaku i Vlorës Dritan Leli dhe biznesmeni Bashkim Ulaj

Tenderat pa garë për “oligarkët“ janë shndërruar në një rutinë të përditshme, edhe kur bëhet fjalë për shifra të mëdha kur kalojnë 1 milionë euro.

Ujësjellësi i Vlorës, ka shpallur ftues të tenderit “Gener 2” i cili konkurronte me veten e tij dhe rezultati i tenderit për “Ndërtimin e Rrjetit të Kanaleve të Ujërave të Zeza”, me fond limit 274. 779 449 lekë të reja pa TVSH, ose rreth 2.2 milionë euro nxori fitues Gener 2.

I vetëm në garë, Bashkia Vlorë “ i fut në

Ajo që bie në sy është se pjesëmarrësi i vetëm në tender ka paraqitur ofertën në vlerën 273.421.937 lekë të reja pa TVSH, ose rreth 99.5 përqind e fondit limit.

Në pamje të parë ky tender duket në rregull, procedura ka qenë e hapur dhe kompanitë e interesuara mund të aplikonin për të ofruar shërbimin e tyre ndaj Ndërmarrjes së Ujësjellës-Kanalizimeve të qytetit të Vlorës.

I vetëm në garë, Bashkia Vlorë “ i fut në

Por ekspertët ndërkombëtarë të prokurimeve publike e kanë nxjerr me  “flamur të kuq”, për dyshime mbi procedurat, në rastet kur oferta fituese është shumë pranë fondit limit.

Rasti i tenderit 2.2 milionë euro të Ujësjellësit të Vlorës është pikërisht një prej atyre që, praktika ndërkombëtar, i konsideron me “flamur të kuq”, pasi është një garë pa konkurencë dhe oferta e vetme është pothuajse aq sa autoriteti kontraktor e ka konsideruar si limitin më të lartë të shpenzimeve.

I vetëm në garë, Bashkia Vlorë “ i fut në

Qëllimi i përgjithshëm i projektit, siç deklarohet në dokumentat e tenderit, është plotësimi me lidhjen e banesave në sistemin e Kanalizimeve të Ujrave të Zeza të zonës që kufizohet me rrugën transballkanike në perëndim dhe me Pyllin e Sodës në jug, të papërfshira më parë në sistemin e përgjithshëm të qytetit të Vlorës. Nuk dihet ende nëse kanë përfunduar punimet e këtij tenderi i cili ka apatur një afat kohor prej 6 muajsh.

©Copyright Vox News

Ky artikull është ekskluziv i Vox News, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Vox News dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 



Video