On the book "The position of Italian soldiers in Albania", authored by Massimo Coltrinari

2022-08-15 14:02:49Histori SHKRUAR NGA MARENGLEN KASMI
On the book "The position of Italian soldiers in Albania", authored by
General Massimo Coltrinari's book "The position of the Italian military in Albania"

General Massimo Coltrinari's book "The Attitude of Italian Soldiers in Albania" was first published in Italy in 2000. It came to the Albanian reader six years after the publication of the book "Albanian Soldiers in the Italian Armed Forces, 1939-1943". of another Italian author Piero Crociani. 

In partial aspects, Coltrinari's book was known by us, but complete and translated into Albanian, it comes to our hands for the first time through "LBN Editor" with the translation of Guri Pashaj, Colonel in reserve.

The book has a historical-military nature and is the ninth volume in the series of books on the "Resistance of Italian soldiers" after the armistice on September 8, 1943, which is published by a special study commission of the Italian Ministry of Defense.

In this book, the author focuses on the Italian military developments in Albania during the Second World War. In a volume of more than 1000 pages, he has divided his work into seven chapters, starting from the history and geographical configuration of Albania since ancient times, the First World War, the Telini mission, the relations and political developments between Italy and Albania and up to The union of the Albanian Kingdom with the Personal Union under Victor Emmanuel III. Of course, the main part in this work is occupied by the military events of 1943-1944, where the situation of the Italian army is reflected, their resistance to the new adversary, the cooperation with the Albanian forces as well as their fate after the end of the Second World War.

Skillfully using published and unpublished archival sources, reports and military relations both Italian and foreign, but also relying on the depositions of surviving Italian soldiers, as well as on the numerous written literature, the author manages to give us today a clear picture of the situation that the Italian troops went through in Albania, especially after the capitulation of September 8, 1943, which also coincides with the exit of Italy from the Central Axis.

Let's look at some events and the author's treatment of them:

During the war, the IX Italian Army was concentrated in Albania with about 118 thousand troops under the command of General Colonel Lorenzo Dalmazzo. Also, in Tirana was also the Command of the East Army Group, which had under its command all the forces deployed in Montenegro, Albania and Greece under the command of Colonel General Enzio Rossi.

September 8 found the Italian military commands going about their usual duties. Around 18:00, the news of the signing of the armistice between Italy and Great Britain, the United States of America and the Soviet Union was broadcast on the radio. In a complete informational terrain and not having the possibility of communication with Rome, contradictory orders and decisions followed, which dictated the military developments and the fate of the Italian soldiers in Albania.

Pra, Italia kapitulloi, qeveria e Badoglio-s kishte firmosur armëpushimin dhe shumë ushtarë italianë filluan të festonin, duke besuar se ky ishte fillimi i paqes, fundi i luftës dhe tashmë duhej të prisnin vetëm urdhrin për t’u kthyer në atdhe. Situatën e krijuar e përshkruan më së miri Komandanti italian i aerodromit të Shijakut, i cili u drejtohet ushtarëve të tij: “(...) Më duket se shumica juaj nuk e kupton atë që është duke ndodhur. (...) Nuk është lajm i paqes por lajm i luftës, sepse për Italinë lufta e vërtetë fillon tani. Pushoni këtë marrëzi dhe kthehuni shpejt në detyrat tuaja”.

Prej muajit korrik 1943 Komanda e Lartë e Wehrmacht-it gjerman kishte planëzuar pushtimin e Shqipërisë nëse Italia do të dilte nga Aleanca. Gjermanët nuk mund të injoronin faktin që përtej ngushticës së Otrantos tashmë ndodheshin trupat e aleatëve anglo-amerikanë me kërcënimin real të tyre.

Për pasojë, Komanda gjermane, me qendër në Beograd urdhëroi kapjen me shpejtësi të bregdetit shqiptar. Motivet e pushtimit të shpejtë të hapësirës shqiptare nga Wehrmacht-i gjerman, në dokumentet arkivore italiane të shfrytëzuara nga autori janë dy:

Së pari duhej të kapeshin sa me shpejt brigjet jonike shqiptare dhe greke nga frika e zbarkimit te forcave aleate anglo-amerikane dhe, së dyti, nëse ndodhte kjo gjë,  gjithë forcat italiane në Shqipëri mund të viheshin nën urdhrat e forcave aleate duke u kthyer në këtë mënyrë në një forcë kundërshtare të rrezikshme për gjermanët.

Në këtë kuadër është me vlerë të japim një vlerësim që Komanda Ndërlidhëse e Wehrmacht-it në Tiranë bënte për ushtrinë italiane në Shqipëri, më 1 gusht 1943, nënshkruar nga Gjeneral Majori Bessell. Ky informacion ishte i nevojshëm, me qëllim që trupat gjermane të njiheshin me forcën dhe moralin e ushtrisë italiane, sepse, një konfrontim ushtarak ndërmjet dy ish-aleatëve nuk mund të ishte fare i pamendueshëm! Ndër të tjera në këtë raport, i cili gjendet në Arkivin e Forcave të Armatosura Shqiptare shkruhet: “(...) Ushtari italian është i bindur, besnik dhe po ashtu trim, për aq kohë sa ai ndjen se është duke u drejtuar mirë. (...) Ai është besnik dhe krenar ndaj flamurit të tij, sidomos nëse ai ndjen se është duke u vëzhguar. Nën drejtimin gjerman dhe duke luftuar përkrah ushtarëve gjermanë  ai nuk do të ishte më pak i gatshëm dhe më pak trim se këta të fundit. (...) Atje ku një batalion italian lufton përkrah një batalioni gjerman, çdo ushtar italian do të ndihej i turpëruar nëse do të tregohej më pak trim se ushtari gjerman përkrah tij (...).

Ajo çka e mundonte Gjeneral Kolonel Rosin në këtë situatë ishte sigurimi i largimit të forcave të tij në drejtim të Italisë. Për këtë ai urdhërohet me radio nga Komanda Supreme të përqendronte trupat e tij në mënyrë të përshtatshme në bregdet, duke garantuar në çdo rast zotërimin dhe kontrollin e porteve kryesore dhe sidomos, në veçanti portin e Durrësit dhe Kotorrit. Kjo gjë duhej të negociohej me gjermanët, të cilët tashmë vepronin në mënyrë të orientuar dhe të vendosur.

Autori i librit, duke u bazuar në raportet dhe relacionet ushtarake gjermane dhe italiane zbërthen ne detaje veprimet e instancave ushtarake italiane, kryesisht të gjeneralëve Rossi dhe Dalmazzo. Nuk mungon dhe qëndrimi kritik ndaj vendimeve të marra prej tyre. Për këtë ai shkruan: “Ngjarjet me ushtarët tanë në Shqipëri, gjatë dhe pas armëpushimit të shtatorit 1943, shkuan drejt përfundimit, pjesërisht të hidhur, me pak episode pozitive dhe shumë më tepër negative (...). Qëndrimi i komandantëve tanë në tokën shqiptare, gjatë dhe pas krizës së armëpushimit, është për shumë arsye i censuruar dhe i kritikuar, por nuk është e justifikueshme harresa në të cilën janë lënë zhvillimet dhe ngjarjet shqiptare të periudhës së post-armëpushimit”.

Akti i nënshkrimit të marrëveshjes për çarmatimin e gjithë trupave Italiane në Shqipëri, Malin e Zi dhe Greqi, nga Rossi, përkundrejt garancisë për riatdhesimin e trupave italiane do të shënonte edhe fatin e keq dhe fillimin e peripecive për këto trupa, sepse gjermanët nuk ju përmbajtën marrëveshjes.

Menjëherë pas firmosjes, Rossi u arrestua nga gjermanët dhe u nis si rob lufte në Beograd. Pasi Dalmazzo, Komandanti i Armatës IX, kundërshtoi të marrë postin e Rossi-t, po ashtu edhe ai u arrestua dhe, së bashku me Armatën e tij, u deklaruan nga gjermanët robër lufte.

Pas këtij veprim, në Tiranë e kudo, u veprua me shpejtësi në çarmatosjen dhe dërgimin e ushtarakëve italianë drejt Manastirit (Bitolaj) nga ku, nëpërmjet formave mashtruese,  gjoja për ti kthyer në atdhe, i dërgonin në kampet e përqendrimit dhe në frontin e Lindjes nga ku, shumë prej tyre, nuk u kthyen më.

Në një kapitull të veçantë trajtohet rezistenca e ushtarakëve italianë në Shqipëri, ku hidhet dritë mbi fakte e ngjarje të shumëllojshme. Në këtë pikëpamje trajtohet  edhe shkrirja e rreth 25.000 trupave italiane me popullsinë vendase, duke gjetur strehë te familjet fshatare shqiptare. E parë në përgjithësi, për sa i përket qëndrimit të popullsisë shqiptare për të shpëtuar jetën e këtyre njerëzve, deri dje pushtues, vlerësimet janë tepër pozitive. Në libër përshkruhen episode nga më të çuditshmet për bujarinë, kurajën dhe zemërgjerësinë e shqiptarëve.

Nga gjithë këta ushtarë italianë, rreth 5.000 prej tyre ishin të armatosur. Ngjarjet operative në muajt pasues do të bënin seleksionimin e këtyre njerëzve, duke sqaruar shumë mirë qëllimet dhe detyrat që ata do të kryenin. Nga këta 5.000 vetë të armatosur që ishin prezent në shtator 1943, vetëm gjysma e tyre do të vazhdonin luftën partizane kundër gjermanëve gjatë vitit 1944.

Ky fakt është deformuar disi në historiografinë italiane të pas luftës. U krijua ideja, se gjithë këta ushtarë dhe oficerë italianë luftuan të inkuadruar në batalionin “Antonio Gramsci”, si një formacion i pastër i armatosur italian, i cili luftonte për krijimin e një shteti komunist. Autori e analizon këtë fenomen dhe arrin qartë në përfundimin se ky është një keqinterpretim, duke e shpjeguar atë me dominimin komunist në udhëheqjen e luftës partizane në Shqipëri. Vetë fakti që, batalioni “Gramsci” u shkatërrua dhe u ringrit tri herë, vetëm nga dëshira shqiptare, duke mos e kaluar asnjëherë numrin e 500-700 ushtarëve e shpjegon këtë gjë. Nëse ballafaqojmë këto shifra të autorit me të dhënat e historiografisë shqiptare, vëmë re se ato nuk korrespondojnë me njëra-tjetrën. Historiografia shqiptare jep për batalionin italian „Gramsci“ një numër prej 137-150 ushtarësh. Madje, në historikun e Brigadës së Parë Sulmuese janë të rreshtuar edhe emrat e ushtarakëve italianë të këtij batalioni. Vetëm në fund të luftës, pra në momentin e riatdhesimit të këtyre trupave italiane, në batalionin “Gramsci” u grupuan gjithë forcat italiane duke u shndërruar nga Batalion, fillimisht në Brigadë e më pas në Divizion. Ky ndryshim u bë nga pala shqiptare, me qëllim ideologjizimin e pjesëmarrjes italiane në luftën Nacionalçlirimtare. Për ushtarakët italianë ideologjia dhe karakteri i luftës në Shqipëri nuk ishte i rëndësishëm. Sigurisht në plan të parë kalonte lufta kundër gjermanëve, për të krijuar një Evropë më të mirë dhe të çliruar nga çdo diktaturë, por edhe për të hedhur pas krahëve një të kaluar jo të lavdishme. Lufta e tyre nuk mund të ideologjizohet edhe për faktin që pas lufte dikush u bë komunist, dikush republikan e dikush tjetër monarkist.

Po ashtu, duhet theksuar që, rreth 2000 italianë të tjerë të inkuadruar nën Komandën Italiane të Trupave  të Malit luftonin brenda radhëve të njësive partizane, pavarësisht nga bindjet e tyre ideologjike.

Arsyet e mosveprimit të gjeneralitetit italian në Shqipëri dhe nënshtrimin e tyre ndaj kërkesave të gjermanëve, duke filluar prej lëshimit të porteve kryesore shqiptare, urdhrit për të mos hapur zjarr ndaj gjermanëve në raste provokuese - ç’ka në fakt ka ndodhur - e deri në urdhrin përfundimtar të Gjeneralit Rossi për të dorëzuar armët, autori, e shpjegon edhe me argumentin se për gjithë këto grada madhore, të cilët pothuajse të gjithë kishin kaluar në filtrat dhe veshjet diskriminuese të fashizmit ishte tepër e vështirë që brenda një kohe shumë të shkurtër në mënyrë radikale të kalonin në anën tjetër të barrikadës dhe të  kthenin armët kundër gjermanëve por edhe kundër fashistëve, me të cilët për vite të tëra kishin bashkëpunuar.

Autori arsyeton që, ky mosorientim dhe mosveprim i komandantëve italianë në këtë situatë të vështirë, e gërshetuar me aftësitë, dinakërinë e shfaqur nga gjermanët dhe vlerat e tyre ushtarake, por edhe si pasojë e miopisë operativo-strategjike të Aleatëve do të kishte pasoja fatale për trupat italiane të lëna në mëshirë të fatit në Shqipëri. Përvoja historike e pas 8 shtatorit 1943 tregoi se atje ku njësitë italiane u drejtuan mirë dhe me vendosmëri si në rastin e divizioneve “Perugia”, “Brennero” dhe “Firenze” u zbatuan urdhrat dhe u plotësuan detyrat e ngarkuara operative. Nëse forcat aleate do të kishin ndërhyrë në këtë moment kritik duke zbarkuar në Shqipëri dhe duke i koordinuar veprimet e tyre me trupat italiane, pavarësisht se historia nuk mund të shkruhet mbi hipoteza, edhe historia e Shqipërisë e pas luftës mund të kishte pasur tjetër rrjedhë!


Video