The Illyrians, as heirs of the Pelasgians, are among the most ancient inhabitants of the Balkan Peninsula.
They are indigenous.
The culture, language and anthropological features were formed by the Illyrians in their country, in the western part of the Balkan Peninsula, where ancient writers mention them in their works.
The territories of the Illyrian population are quite wide; they cover the whole western part of the Peninsula, in the north, up to the bay of Ambrakia (Preveza), in the south, and in the east to the lands around Lake Lyhind (Lake Ohrid). Separate Illyrian groups also settled in southern Italy.
Extent of Illyrian tribes
The name ILIR appears in ancient works since the century. VpK, and the names of some Illyrian tribes begin to be mentioned in the century. XII BC by Homer.
But the time of formation of the Illyrian ethnos is very ancient. The beginnings of Illyrian origin are from the middle of the second millennium BC, from the Middle Bronze Age, when the Illyrian ethnic features begin to form.

In the Iron Age (last millennium BC) the Illyrians were fully formed, inheriting from the earliest Eneolithic and Bronze Ages cultural linguistic and anthropological ethnic features.
Voxnews.al brings briefly the stories of the main Illyrian tribes.
Albania
The Albanians were an Illyrian tribe, from which the Albanians took their early name.
They are mentioned for the first time as "Albanoi" in the century. II of our era from Ptolemy, in the area after Dyrrah within the territory previously inhabited by the Parthian tribe.
Mendohet të jenë i njëjti fis, me emërtimin e ri të përkthyer parthinoi=bardhinoi=albanoi.
Qyteti kryesor i tyre ishe Albanopoli, që mendohet te jetë Zgërdheshi i Krujës. Në krahinën qendrore të banuar prej albanëve ruhen ende toponime që lidhen me emrin e këtij fisi si: Arbana, fashat në rrethin e Tiranës, kroi Alban në afërsi të fshatit Zgërdhesh të rrethit të Krujës.

Në burimet historike të shek. XI Albanët përmenden nga Mihael Ataliati, historian dhe shkrimtar Bizantin, gjatë një kryengritje të tyre ndaj Kostandinopojës.
Ne mesjetë, autorët bizantinë kanë përdorur për të identifikuar shqiptarët, si termin “Albanoi” ashtu edhe atë “Arbanitai”.
Këta qenë emrat etnikë të shqiptarëve në mesjetë siç dëshmon fakti që u morën me vete nga shqiptarët e mërguar në Greqi (shek. XIII-XV) në formën arvanite, ndërsa në Itali (shek. XV-XVI) dhe në Dalmaci (shek. XVII) në formën arbëresh.
Arbët
Arbët, ishin fis ilir në Shqipërinë e Mesme.
Përmenden vetëm në shek. VI para erës sonë, nga gjeografi Hekateu i Miletit ndërmjet Taulantëve në Jug dhe helidonëve në Veri.
Ka mundësi që emri i tyre të lidhet e lumin Hebrus që përmendet në Veri të Dyrrahut dhe me rrënjën e emrit alb- arb- që del më pas në emërtimin e banorëve të kësaj treve, ajo njihej ndryshe si fisi i Kastriotëve.
Atintanët
Atintanët, një ndër fiset e mëdha të Ilirisë së Jugut, banorë të Atintanisë.
Shtriheshin në krahinat e sotme të Mallakastrës e të Skraparit. Në Perëndim kishin Apoloninë dhe parthinët, në Veri desaretët, në Jug lumin Aous (Vjosa) i ndante nga amanët e epirotët.
Përmenden për herë të parë në burimet historike në shek. V p.e.r. si aleatë të molosëve.
Pjesa Perëndimore e Atiantisë (Mallakastra e Skrapari) ishte më e zhvilluar nga ana ekonomike-shoqërore. Kishte një varg qytetesh, ndër të cilat më të rëndësishme ishin Bylisi e Nikaia.
Dardanët
Dardanët ishin fisi më i madh ilir që u vu në krye të Mbretërisë Dardane, në Ballkanin Qendror, kryesisht në Kosovë.
Qyteti më i rëndësishëm i dardanëve ka qenë Damastioni, i njohur si kryeqendër e nxjerrjes së metaleve.
Në shek.IV p.K. u krijua Mbretëria Dardane, e cila shtrihej në territorin e Kosovës së sotme e të krahinave të tjera përreth.
Kufijtë e saj shkonin në veri deri te qyteti i Nishit, kurse në jug deri në Kukës dhe në rrjedhën e sipërme të Vardarit.
Mbreti i parë dardan që njohim, është Longari. Pas tij erdhën mbretërit Bato dhe Monun. Rolin kryesor në mbretëri e luajti fisi dardanëve.
Taulantët
Taulantët banonin në zonën e Adriatikut, që nga lumi Vjosa, deri në prapatokën e Dyrrahut.
Ky fis luajti një rol shumë të rëndësishëm në historinë ilire të shek. IV-III p.K., duke u vënë në krye të shtetit ilir, të cilin e kishin krijuar më parë enkelejtë.
Pas shuarjes së kryengritjes që bënë enkelejtë me në krye djalin e Bardhylit, Klitin, për t’u shkëputur nga Maqedoni, qendra e shtetit ilir kaloi te taulantët, ku Glaukia krijoi dinastinë e tij mbretërore.
Politika e mbretërve të dinastisë së Glaukisë, në ndryshim nga ajo e enkelejve, qe shumë më aktive dhe më e gjerë.
Ndaj maqedonasve u zhvillua një politikë e papajtueshme. Pas vitit 323 p.K., Glaukia arriti të çlironte të gjitha tokat që maqedonasit ua kishin marrë enkelejve.
Në vitin 309 p.K. Glaukia me një ushtri të madhe zbriti në Epir dhe vendosi në fron mbretin Pirro.
Kjo ndikoi në dobësimin e grupit promaqedonas ne Epir. E gjithë periudha e sundimit të dinastisë së Glaukisë shënon faqe të rëndësishme për historinë ilire.
Kaonët
Ky fis epirot kishte shtrirje të gjerë, që nga lumi Thyamis (sot lumi Kallama), deri në luginë e Drinosit, në Gjirokastër. Kryeqendra e kaonëve, Foinike (Finiqi i Sarandës), në shek.III p.K. u bë kryeqendra e gjithë shtetit të Epirit.
Qytet tjetër i madh i kaonëve ishte Antigonea (Saraqinishti i Gjirokastrës).
Antigonea ishte një qytet jetëshkurtër që jetoi veç rreth 150 vjet. Themelimi i qytetit lidhet me një nga emrat më të famshëm të antikitetit, mbretin Pirro të Epirit.
Enkelejtë
Enkelejtë, banonin në krahinat përreth liqenit të Ohrit.
Ata krijuan dinastinë e parë të Mbretërisë Ilire, në fund të shek. V p.K. Një nga qytetet e tyre kryesore ishte Enkelana.
Mbreti i parë që njohim është Sirra. Qendra e kësaj mbretërie ndërroi vend që nga juglindja, ku u formua Mbretëria e Enkelejve, në jugperëndim, në Mbretërinë e Taulantëve dhe më vonë tek ardianët, në krahinat veriore.
Në shek.IV p.K., Bardhyli e rrëzoi mbretin Sirra nga froni dhe mori drejtimin e shtetit ilir, duke themeluar dinastinë e tij, që e kishte qendrën rreth liqenit te Ohrit, te fisi i enkelejve.
Politika e shtetit ilir gjatë gjithë kohës së dinastisë së Bardhylit pati si qëllim përfshirjen nën sundimin e vet edhe të atyre tokave të banuara nga ilirët që ishin të pushtuara nga maqedonasit.
Për t’i çliruar këto toka, Bardhyli mundi tre mbretër maqedonas dhe i detyroi t’u paguanin ilirëve tribut vjetor. Vetëm kur Maqedonia, me në krye Filipin II, arriti të shuante grindjet politike në end, pozita e ilirëve ndaj fqinjëve lindorë u dobësua.
Në vitin 359 p.K., Bardhyli, edhe pse në moshë 90-vjeçare, u vu në krye të ushtrive ilire dhe përballoi sulmet maqedonase, të cilat më në fund e detyruan të lëshonte të gjitha qytetet që më parë i kishte pasur Maqedonia në varësi.
Japigët
Japigët janë fis ilir, i shpërngulur rreth fillimit të mijëvjeçarit të fundit të p.e.r. në Italinë e jugut.
U vendosën në fillim në Gadishullin e Garganos, pastaj në Pulia (Kalabria antike) dhe u ngulën përfundimisht në jug të saj, në hyrjen e ngushticës së Otrantos.
Autorët antik emrin e japigëve e kanë përdorur si emërtim përmbledhës për një varg popullsish: mesapët, salentinët, kalabrët, pericezët dhe daunët, që banonin në Pulia. Shpesh emri i japigëve është ngatërruar me mesapët që u vendosën në këtë krahinë më vonë se japigët, por shpejt morën epërsi mbi ta.

Mesapët
Mesapët ishin fis ilir i shpërngulur rreth fillimit të mijëvjeçarit të fundit p.e.s. në Italinë e Jugut dhe i vendosur në Apulia dhe Kalabrinë antike.
Njoftimet e para historike për ta lidhen me luftërat e zhvilluara prej tyre kundër tarentasve nga fillimi i shek.V deri më 335 p.e.s.
Në luftën kundër Romës ata, së bashku me lukanët, samnitët dhe tarentasit, iu drejtuan për ndihmë Pirros dhe qenë të parët që pritën dhe ndihmuan forcat e tij kur ata zbarkuan në brigjet e Italisë më 280 p.e.s.
Edhe pse të mundur më vonë nga Roma, mesapët kundërshtuan me forcë procesin e romanizimit. Ata kanë lënë një numër mbishkrimesh, studimi i të cilave ka rëndësi për njohjen e ilirishtes.
Japodët
Japodët, ishin fise ilire që banonin në krahinat veriore të Ilirisë, në shpinë të liburnëve. Në shek. IV p.e.r. u përzien me keltët, Straboni i quan fis ilir kelt.
Për një kohë të gjatë në shek. II-I p.e.r. japodët kundërshtuan me armë në dorë pushtuesit romak.
Në sulmin e romakëve kundër japodëve dhe ilirëve të tjerë të Veriut më 35 të e.r. ka mbetur si shembull i madh lufta për mbrojtjen e Metulit, qytetit kryesorë të tyre. Romakët mundën ta pushtonin qytetin vetëm kur u shkatërrua i tëri dhe vranë në luftë të gjithë mbrojtësit e tij. Gratë metulase me fëmijët e tyre, për të mos rënë në duart e pushtuesve, u hodhën në zjarrin që digjte qytetin.
Molosët
Molosët ishin një nga tri fiset kryesore (krahas kaonëve e tesprotëve) që banonin në qendër të Epirit antik dhe që luajtën një rol shumë të rëndësishëm drejtues në historinë e lindjes dhe të formimit të shtetit të Epirit.
Në fund të shek.V p.e.s. molosët krijuan një mbretëri të fuqishme mbi baza federative të njohur me emrin Koinoni i Molosëve.
Sipas historianëve, nëna e Aleksandrit të Madh ishte princeshë e Molosit.
Ky fakt është konfirmuar edhe nga ish-ministri i Jashtëm grek Teodor Pangallos-it.
“Ajo ishte princeshë e Molosit. Molosët ishin një prej fiseve ilire, vëllai i saj gjithashtu quhej Aleksandër dhe ajo përdori… të paktën legjenda thotë kështu, nuk e di a është e vërtetë, por kur ajo mësoi se Filipi i Maqedonisë kishte një grua tjetër më të re dhe priste një djalë që do të zëvendësonte djalin e saj Aleksandrin, ajo e helmoi atë. Princesha e Molosit, kishte një lidhje të ngushtë me …helmin (qesh)”, ka deklaruar Pangallos.
Labeatët
Labeatët ishin fise ilire, që banonin rreth Liqenit të Shkodrës.
Ata ia vendosen emri liqenit Palus Labeatia dhe epiqendra e tyre ishte Kështjella Antike e Shkodres. Qytetet të tyre ishin Shkodra, që ishte edhe kryeqendra e mbretërisë Ilire, dhe Meteoni (Meduni i sotëm në Mal të Zi).
Fisi ilir i Labeatëve ishin lundërtarë e tregtarë të zotë. Në periudhën e ndërtimit të kështjellës së Rozafës, treva banohej nga fisi ilir i Labeatëve.
Pirustët
Pirustët, ishin fise ilire, banorë të krahinës së sotme të Matit e të Mirditës.
Deri më 168 p.e.r. bënin pjesë në Mbretërinë Ilire dhe përmenden nga Livi ndër fiset që mbetën të pavarura pas shkatërrimit të saj nga romakët.
Në vitet 6-9 morën pjesë në kryengritjen e madhe ilire kundër pushtimit romak nën udhëheqjen e Batos së Desidistëve dhe ishin ndër të fundit që u nënshtruan. Për herë të fundit përmenden në shek. II të e.r. nga Ptolemeu.
Thesprotët
Thesprotët ishin fis ilir në rajonin e Epirit që sundonte nga jugu i lumit Kallama, deri në gjirin e Ambrakisë.
Bashkë me Molosët në veri dhe Kaonët në verilindje, ata përbënin Lidhjen e Epirit derisa u pushtuan nga Perandoria Romake.
Përmenden nga Tukididi nga fundi i shek.V p.e.s. si fis që nuk sundoheshin nga mbretër, por nga dy kryetarë të zgjedhur për çdo vit nga gjiri i parisë.
Morën pjesë në luftën e Peloponezit (431-404 p.e.s.) nga ana e spartanëve.
Thesprotët ishin të shtrirë mes Gjirit të Ambrakisë në jug dhe lumit Thiamis (në ditët e sotme Kallama), në veri, dhe në lindje me malet Pindit dhe në perëndim me detin Jon.
Sipas Strabonit dhe Plutarkut, Thesprotët (së bashku me Kaonët dhe Molosët) ishin më të njohurit në mesin e katërmbëdhjetë fiseve të Epirit, ku ata sundonin të gjithë rajonin.
Dasaretët
Dasaretët ishin një fis ilir, banorë të krahinës Dasaretia, që përfshinte pjesën perëndimore të liqenit të Ohrit, Qarkun e Korçës, dhe të Beratit.
Në shek. IV p.e.r. emri dasarët del në këtë truall në vend të enkelejve. Bëjnë pjesë në mbretërinë ilire.
Vendi i tyre Dasaretia dhe qyteti më i fortë i kësaj krahine, Pelioni, përmenden në kohën e kryengritjes së mbretit ilir, Klitit kundër Aleksandrit të Madh të Maqedonisë.
Ardianët

Ardianët, fillimisht shtriheshin rreth gjirit të Rizonit dhe të lumit Neretva.
Ardianët e shtrinë pushtetin e vet në të gjitha krahinat e tjera që më parë ishin nën sundimin e taulantëve.
Ardianët luajtën një rol shumë të madh në luftërat kundër pushtuesve romakë, gjatë shek.III-II p.K., në kohën kur sundoi dinastia ardiane e Mbretërisë Ilire.
Kryeqendra e ardianëve ishte Shkodra.
Mbretëria e Ardianëve
Kjo mbretëri u formua në shek.III p.K., pas dobësimit të pushtetit të taulantëve. Mbretëria Ardiane përben bashkimin më të rëndësishëm politik që u formua nga ilirët. Themelues i saj ishte Agroni.
Dinastia e tij mbretëroi gjatë viteve 231-168 p.K.
Mbretëria Ardiane bashkoi nën pushtetin e vet gjithë tokat ilire të Veriut me ato që u përkisnin më parë enkelejeve dhe taulantëve, duke shtrirë kufijtë shtetërorë që nga lumi Vjosa, në jug, deri në Dalmacinë e mesme, në veri, dhe në lindje që nga trevat rreth liqenit të Ohrit deri në bashkimin e dy Drinave, në Kukës. Kryeqytet i Mbretërisë Ardiane u bë Shkodra.
Në këtë kohë shteti ilir arriti organizimin më të lartë social-politik. Lindën edhe një sërë qytetesh të reja ilire.
Regjimi politik i shtetit ishte mbretëri trashëgueshme. Drejtimi i mbretërisë bëhej edhe me bashkësundues ose me miqtë e mbretit. Fronin mbretëror kishin të drejtë ta zinin edhe gratë, siç ishte Teuta.
Në kohën e mbretit Gent pushteti i mbretit ishte i pakufizuar.
Dalmatët
Dalmatët ishin një ndër fiset e mëdha e të njohura ilire, banorë të pjesës Verilindore të Ilirisë.
Që nga periudha më e lashtë e deri në shek. II p.e.r. trevat e tyre shtriheshin në brendësi, prapa vargmalit Dinarik në pllajat e Duvnos, Livnos e Gllamoçit, në Bosnjën e sotme Perëndimore. Pasi krijuan federatën e tyre, u zgjeruan drejt brigjeve të Adriatikut.
Por nuk arritën të bëheshin fuqi detare dhe nuk i vunë nën zotërim ishujt e bregdetit të Dalmacisë. Qytezat e tyre të fortifikuara përkasin periudhës së parë të hekurit.
Kryeqendra e tyre u bë Delmini.
Dalmatët ishin njëri ndër fiset ilire që i bënin qëndresë pushtimit romak dhe kanë zhvilluar një varg luftërash të përgjakshme e kryengritjesh kundër romakëve në vitet 156-155, 119-117, 51-46, 39-37 p.e.r. Lufta e tyre më e madhe kundër pushtuesve romak lidhet me Kryengritjen ilire të viteve 6-9 e.r.
Paionia

The Paeonians were a group of Illyrian tribes living in the upper valley of Aksios (Vardar) and its tributaries, extending east to the valley of Strymon (Struma) on the border with the Thracian tribes, in the west to the Dardanians, Penestes and Dasarets. Illyria.
They are first mentioned by Homer as allies of the Trojans against the Achaeans.
At the beginning of the 5th century BC they were conquered by the Persians and two of their tribes by order of Darius moved to Asia.
Demosthenes said of them that "they are not accustomed to obey."