Erion Veliaj zhvendoset nga sektori i paraburgimit të Fierit në atë spitalor, zbardhen detajet!

2026-11-04 10:21:00Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Erion Veliaj zhvendoset nga sektori i paraburgimit të Fierit në

Burgu i Fierit zhvendos Erion Veliajn nga sektori A i paraburgimit në sektorin spitalor që gjendet në të njëjtin burg.

Zhvendosja e Veliajt është kryer pas gjetjeve të Komitetit Shqiptar të Helsinkit, si dhe pas ankesave të kryebashkiakut që pretendon se nuk u vlerësua gjendja e tij shëndetësore.

Pak kohë më parë, gjatë periudhës kur Veliaj mbahej në paraburgimin e Durrësit, ai kishte pësuar dëmtime në këmbë, dhe në kohën kur u transferua në burgun e Fierit, u shpreh se nuk i ishte marrë parasysh gjendja e tij shëndetësore.

Nuk dihet nëse kjo lëvizje ka apo jo lidhje me vizitën e ministrit të Drejtësisë ë Toni Gogu, pak ditë më parë.


Video