Golden passports, the EU against the sale of Albanian citizenship

2022-08-04 10:09:13Biznes SHKRUAR NGA ZYLYFTAR BREGU
Golden passports, the EU against the sale of Albanian citizenship
In the photo, Prime Minister Edi Rama

The European Union asks the Albanian government to abandon the project to sell Albanian citizenship. The opposition insists that the application of this scheme would harm national security, while independent economic experts think that this scheme can be used by real estate market investors in Albania, and in this way the state budget will benefit very little from the investment, because the part the largest will go to private pockets.

In November 2019, Prime Minister Edi Rama presented the "Citizenship through Investment" project to the London elite. During the World Conference on Citizenship, in London, Rama reminded the attendees that Albania is a candidate country for the EU, while they were promised exemption from taxes for a period of 10 years and many other fiscal benefits.

Besides him, the Montenegrin Prime Minister, Duško Marković, was also present at this event, who promised that Montenegro would offer 2,000 "golden passports".

Aware of the debates that accompany this program, Rama stated: "I strongly believe that this is the right way and that this is what we should do. Of course, there are risks, but we cannot deny the extraordinary potential of this program to our country and our future".

Three years later, Albania has taken small steps in this direction. While Montenegro started selling golden passports in 2020, Albania is still thinking about it. In 2020, a new Law "On Citizenship" was approved and in 2022, 2 decisions were approved that define the criteria for obtaining Albanian citizenship for the contribution made in the field of education, science, sports, art and culture, but not yet the green light has been given to the sale of citizenship for investment.

The "Citizenship by Investment" program has alarmed the EU, which demands its cancellation. The European Parliament in mid-May 2022 in the Resolution on the Progress of Reforms in Albania, point 32, requests: "To give up the scheme "Citizenship for investment", which can pose a serious risk to security, money laundering, corruption and evasion fiscal".

Two weeks after the publication of the resolution, the European Commission addressed a letter to the Minister of the Interior and again requested the immediate termination of the "Citizenship by Investment" scheme. But, one month after the submission of the letter, the office of the EU Delegation in Tirana confirms that it has not received any response from the Albanian Minister of the Interior regarding this request.

EC warning: We will punish you!

"We would like to reiterate our concern about the prospects of Albania's creation of a special program for obtaining citizenship through investments and the recent steps taken by your government to continue with the implementation of such a scheme."

Thus begins the letter of the European Commission, dated May 30 of this year. The EC expresses concern about this initiative, placing it in the "bed" of the latest developments of Russian aggression against Ukraine.

As written in this letter, based on these developments, on March 28 of this year, the European Commission has recommended to the EU member states, which apply the citizenship benefit scheme through investments, to close them immediately, even investigations also begin for the "investors", who had benefited from the respective citizenships.

"The Commission urged member states to carry out an assessment to determine whether citizenship, previously granted to Russian or Belarusian citizens who are subject to sanctions or who significantly support the war in Ukraine, should be revoked, revoking the decision to grant it ", - is written on the letter.

Then in the letter, the European Commission reminds the Minister of the Interior that it has been asking Albania to withdraw from this initiative for a long time. The firm position against Albania's initiative to sell its passport has been presented to the government and parliament since the time when the Law "On Citizenship" was still a draft (October 2019). At that time, the Commission warned the official Tirana about the inherent dangers and possible consequences, but the government approved the law in 2020, "ignoring" the position of the President of the Republic, who did not decree it.

In the letter addressed to the Minister of the Interior, the clear recommendations of the annual reports for Albania, both for the year 2020 and for the year 2021, are underlined, not to continue this project. The European Commission states that it recognizes Albania's sovereignty to decide on naturalization procedures, but adds that "the citizenship by investment scheme may present security risks for the EU and its member states, which are not in accordance with the principles and conditions on the basis of visa exemption".

There are four risks that are listed in the paper: Infiltration of organized crime; Money laundering; Fiscal evasion and corruption.

"The risks for the EU and the member states are particularly worrying in the context of citizenship schemes through investments developed by candidate and potential candidate states, that in the future the beneficiaries through these schemes may acquire EU citizenship".

The Commission warns that "it will take strong action against citizenship schemes through investments inside and outside the EU, which it considers in violation of EU laws ".

Bashkimi Europian ka një precedent në këtë aspekt. Më 3 mars të këtij viti BE hoqi në mënyrë të pjesshme të drejtën e lëvizjes pa vizë në zonën Schengen të shtetasve të ishullit Vanuatu (ishull në Oqeanin Paqësor në lindje të Australisë dhe në perëndim të Fiji-t). Të gjithë qytetarët e këtij shteti, që kishin pasaportë të lëshuar pas datës 25 maj 2015, që është edhe data kur ka nisur skema e shtetësisë mbi bazë investimin, nuk lejohen të hyjnë pa viza në vendet e BE-së.

Zyra e Delegacionit të BE-së në Tiranë, në përgjigje të interesit të INA MEDIA-s, nëse ka marrë ndonjë përgjigje pas letrës së dorëzuar, konfirmoi se nuk ka marrë asnjë reagim.

Në përgjigje të pyetjes për motivet dhe arsyet që e detyrojnë BE-në të këmbëngulë të hiqet dorë nga kjo skemë, Zyra e Delegacionit të BE-së në Tiranë sqaroi se “Komisioni Europian ka miratuar një raport në vitin 2019, sipas të cilit skema e shtetësisë së investitorëve në vendet e treta me akses pa viza në BE mund të përdoret për të anashkaluar procedurën e rregullt të vizave për qëndrim të shkurtër në BE”.

“Shtetësi nëpërmjet investimit” ose pasaportat e arta

Deri në korrik të vitit 2020 ligji njihte vetëm Presidentin e Republikës si institucionin e vetëm që kishte të drejtë për të dhënë shtetësinë shqiptare për të gjithë shtetasit e huaj. Procedura ishte e gjatë dhe kalonte nëpër filtra të mjaft institucioneve të zbatimit të ligjit.

Burime të sigurta të Presidencës japin edhe statistikat e dhënies së shtetësisë shqiptare në vitet e fundit, sipas tabelës së mëposhtme.

Golden passports, the EU against the sale of Albanian citizenship

Siç shihet edhe nga të dhënat, vihet re një shtim i numrit të shtetasve të huaj, që janë pajisur me pasaportë shqiptare. Pavarësisht se institucioni i Presidencës nuk ka një ndarje të “origjinës” së shtetasve të huaj, që kanë kërkuar shtetësi shqiptare, jozyrtarisht pohohet se pjesën më të madhe e zënë shtetasit nga Kosova. Mirëpo, më 29 korrik të vitit 2020 Kuvendi i Shqipërisë miratoi Ligjin “Për shtetësinë”. Ky ligj i hoqi institucionit të Presidencës “monopolin” e dhënies së shtetësisë, madje sanksionoi edhe një skemë të re për marrjen e pasaportës shqiptare, duke e blerë atë, sipas skemës “Shtetësi mbi bazë investimin”.

Neni 9 i Ligjit të ri për Shtetësinë mban emërtimin “Rastet e veçanta të fitimit të shtetësisë shqiptare”. Sipas këtij neni, shtetësia shqiptare mund të fitohet nga shtetasi i huaj, që ka mbushur moshën 18 (tetëmbëdhjetë) vjeç, kur nuk përbën kërcënim për rendin publik dhe sigurinë kombëtare të Republikës së Shqipërisë, dhe në rastet kur Republika e Shqipërisë ka interes kombëtar apo interes në fushën e arsimit, shkencës, artit, kulturës, ekonomisë e sportit.

Në pikën dy të këtij neni shkruhet: “Për hartimin e programeve të veçanta, përcaktimin e rregullave specifike të kontrollit të veçantë të sigurisë dhe pastërtisë së figurës në standardet më të larta dhe monitorimin e zbatimit të tyre, krijohet një agjenci e posaçme, shtetërore në varësi të ministrit. Organizimi dhe funksionimi i agjencisë miratohet me vendim të Këshillit të Ministrave”.

Ndërsa pika 3 përcakton se kriteret për fitimin e shtetësisë, sipas programeve të veçanta, procedurat e aplikimit, rregullat e kryerjes së verifikimeve dhe kontrolleve të nevojshme miratohen me vendim të Këshillit të Ministrave, me bashkë-propozim të ministrit dhe ministrave përgjegjës, sipas fushës së tyre të përgjegjësisë.

Për Ervin Salianjin, deputetin e Partisë Demokratike, anëtar i Komisionit parlamentar për Sigurinë Kombëtare, ligji është miratuar qëllimisht gjatë kohës që opozita nuk ka qenë në parlament. Sipas tij, skema e shtetësisë mbi bazë investimin cenon sigurinë kombëtare dhe e kthen Shqipërinë në një vend për pastrimin e parave.

Bazuar në këtë nen, Këshilli i Ministrave, në datën 25 nëntor të vitit 2020, ka miratuar vendimin nr. 1008, “Për krijimin, organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Hartimit të Programeve të Veçanta të Shtetësisë”. Agjencia e krijuar është pjesë e Ministrisë së Brendshme. Pavarësisht se agjencia është krijuar që në fund të vitit 2020, praktika për të fituar shtetësinë shqiptare ka vazhduar sipas ligjit të vjetër, edhe për vitin 2021.


“Ende nuk ishte krijuar baza juridike (vendimet e Këshillit të Ministrave, që e bëjnë të zbatueshëm ligjin), për të nisur praktikën e re”, – sqaron një burim i Presidencës së Republikës.

Më shumë se një vit pas krijimit të Agjencisë së Hartimit të Programeve të Veçanta të Shtetësisë, në fillim të vitit 2022, me propozim të ministrit të Brendshëm dhe ministrit të Arsimit dhe Sportit, Këshilli i Ministrave miratoi vendimin për përcaktimin e kritereve për fitimin e shtetësisë shqiptare për kontribut të veçantë në fushën e arsimit, shkencës dhe sportit, si dhe vendimin nr. 151, datë 11.3.2022 për përcaktimin e kritereve dhe procedurave për fitimin e shtetësisë shqiptare për kontribut të veçantë në fushën e artit e të kulturës.

Bazuar në dy vendimet e miratuara të qeverisë janë dhënë pasaportat e para shqiptare. Më 28 maj ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, publikoi në faqen e tij në Facebook foto nga ceremonia e dhënies së pasaportës Lara Colturi-t, italianes që ka premtuar të garojë me ngjyrat e flamurit shqiptar në sportin e skive.

Burime nga Presidenca e Republikës bëjnë të ditur se presidenti Ilir Meta nuk i ka nënshkruar të gjitha propozimet e mbërritura deri më tani nga Agjencia e Hartimit të Programeve të Veçanta të Shtetësisë, por zyrtarisht Presidenca nuk pranoi të bëjë komente.

I treti në radhë për t`u miratuar është vendimi i Këshillit të Ministrave, që synon të japë shtetësinë nëpërmjet investimeve, pra të shesë pasaportën shqiptare.

Skema për shtetësi mbi bazë investimesh nuk është e re dhe e panjohur. Mjaft shtete të tjera, anëtare të Bashkimit Europian, por edhe fqinjët tanë në rajon, e aplikojnë këtë mënyrë të dhënies së shtetësisë. Është një nga format e lehta për të rritur investimet e huaja, direkte në shtetin që e aplikon. Portali online, best-citizenships, ka renditur 12 shtete që e aplikojnë këtë praktikë bashkë me vitet përkatëse. Në vendet e rajonit, që e aplikojnë këtë skemë, është Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi.

Mali i Zi e ka nisur programin e shtetësisë nëpërmjet investimit në fillim të vitit 2019 me një afat 3-vjeçar, duke vendosur si afat për mbylljen e aplikimeve datën 31 dhjetor 2021. Por, për një numër arsyesh (mes të cilave edhe problemet e shkaktuara nga pandemia, COVID-19), programi është shtyrë edhe për një vit dhe pritet të mbyllet më 31 dhjetor 2022.

Ekspertët thonë se krahasuar me Maqedoninë e Veriut, skema e përdorur nga Mali i Zi ka rezultuar me efikase. Sipas ekspertëve, efikasiteti ndër të tjera lidhet edhe me faktin se skema e përdorur nga Mali i Zi duket më transparente, më e thjeshtë dhe jep më shumë siguri. Ndërkohë, skema e Maqedonisë së Veriut duket më komplekse, më e mbyllur dhe e pamarketuar si duhet.

Në Malin e Zi transaksioni minimal i kërkuar në prona të paluajtshme është 250,000 euro për objekte të vendosura në pjesën qendrore ose veriore të vendit, përjashtuar Podgoricën dhe minimumi 450,000 euro për objekte të vendosura në Podgoricë ose në zonën bregdetare.

Sipas burimeve, në dy vitet e para Mali i Zi ka marrë 131 aplikime për shtetësi nëpërmjet investimit. Deri në mars 2021 kishte lëshuar pasaporta për familjet e 37 investitorëve dhe kishte refuzuar 12 aplikime.

Programi i shtetësisë nëpërmjet investimit në Maqedoninë e Veriut nuk përfshin investime në pasuri të paluajtshme, me argumentin se ky sektor nuk ka nevojë për financime të huaja, direkte dhe nuk konsiderohet një sektor, i cili prodhon punësim në periudhë afatgjatë.

Megjithatë, kthimi i shtetësive në tërësi dhe sidomos atyre europiane në një formë “malli të marketueshëm” ka ndezur debate të ashpra dhe procese normative, juridike për ta kontrolluar ose për ta frenuar atë.

Në një investigim të gjatë e të plotë gazeta prestigjioze, The Guardian, shkruante se rusët, kinezët dhe sauditët super të pasur kanë siguruar akses të pakufizuar në BE përmes skemës malteze “të shitjes së pasaportave”.

Golden passports, the EU against the sale of Albanian citizenship

“Kostot” e pasaportës shqiptare

Ekspertët e fushës thonë se joshja e shtetasve të huaj e të pasur për të marrë shtetësinë shqiptare varet më së shumti nga fuqia që ka pasaporta e shtetit shqiptar, ndërsa fuqia e pasaportës demonstrohet më së shumti nga numri i shteteve, ku mund të shkohet pa vizë ose me një vizë në kufi. Në këtë logjikë renditjeje, mbajtësit e pasaportës shqiptare mund të udhëtojnë në 111 destinacione pa vizë. Vendin e parë sa i përket fuqisë së pasaportës në këtë renditje, vendin e parë e ndajnë bashkë Japonia dhe Singapori, që udhëtojnë pa viza në plot 192 vende, ndërsa i fundit është Afganistani me vetëm 26 destinacione. Një pasaportë amerikane ofron akses pa viza ose viza pas mbërritjes në 172 vende ose territore.

Aktualisht Shqipëria është duke diskutuar praktikën, metodologjinë dhe çmimin që do të vendoset për pasaportën shqiptare, sipas skemës së shtetësisë nëpërmjet investimit.

Një ekspert, që kërkon të mos identifikohet, thotë se Shqipëria synon katër lloje individësh, të interesuar për të marrë pasaportën shqiptare, duke investuar.

Së pari, janë individë të pasur nga vende që nuk lejohen të lëvizin pa viza në zonën Schengen dhe në destinacione të tjera, popullore, për shembull Azia, Europa Lindore, Kosova etj.

Së dyti, janë individët e pasur nga vende me situatë të pasigurt, të cilët kërkojnë një vend më të sigurt për familjen dhe lehtësi në udhëtim.

Kategoria e tretë, që mund të aplikojë për këtë program shtetësie, janë individë të pasur nga vendet e BE-së, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilët kërkojnë një regjim fiskal dhe një nivel më të favorshëm shpenzimesh.

Kategoria e fundit janë individët e pasur me lidhje afektuese ose origjinë familjare me Shqipërinë, për shembull çiftet, ku njëri nga bashkëshortët nuk është shqiptar.

Parashikohet që investimi nga shtetasit e huaj, që duan një pasaportë shqiptare, të jetë në disa forma. Së pari, ata mund të investojnë në pasuri të paluajtshme. Në këtë pikë duhet të investojnë 250.000 deri në 450.000 euro, në varësi të zonës së investimit. Së dyti, mund të hapin aktivitete biznesi ose prodhimi. Në këtë rast duhet një limit investimi nga 300.000 deri në 500.000, por do të ketë edhe kritere të tjera shtesë, si numri i punëtorëve të angazhuar.

Golden passports, the EU against the sale of Albanian citizenship

Pavarësisht nga forma e zgjedhur parashikohet që në dy vitet e para të aplikimit Shqipëria të mund të përfitojë rreth 100 milionë euro, të cilat janë një “injeksion”, që do të ndikojë direkt në ekonominë e vendit, mirëpo në këtë pikë nisin diskutimet që “rrëzojnë” optimizmin dhe argumentet e qeverisë shqiptare.

Genti Beqiri, ekspert ekonomie, thotë se qeveria duhet të përcaktojë qartë që investimet nuk duhet të jenë blerje asetesh tek investitorët privatë në Shqipëri, por duhet të jenë në investime në sektorët e prodhimit, sepse, nisur nga shuma e investimit që kërkohet (500 mijë euro), të huajt do të synojnë tregun imobiliar në Shqipëri. Pra, njerëz që mund të blejnë ndonjë vilë në bregdet.

Orientimi i skemës së investimit në tregun imobiliar i çon të ardhurat në xhepin e investitorëve strategjikë në bregdet. “Shteti fiton vetëm atë taksën mbi shitjen e apartamentit ose vilës. Pra, 15 ose 20 për qind”, – thotë Beqiri.

Pra, nga 50 milionë, që mund të jetë portofoli i xhiros, në buxhetin e shtetit do të mbërrijnë vetëm 5 ose 10 milionë euro në vit, në rastin më të mirë. Madje, Beqiri nuk nguron të thotë se kjo skemë mund të jetë e sponsorizuar nga investitorët e tregut imobiliar vendas.

“Ose mund të shfrytëzohet më së miri nga këta investitorë”, – shprehet eksperti i ekonomisë, Beqiri.

Në këtë pikë duket se opinioni i tij konvergon edhe me deputetin e opozitës, Salianji. Sipas tij, shteti shqiptar nuk ka interes që për shifra kaq modeste të rrezikojë raportet e tij me Bashkimin Europian.

“Investimet e huaja nuk kanë asnjë lidhje me shtetësinë. Kompanitë ndërkombëtare dhe kompanitë serioze investojnë kudo në botë, pa qenë nevoja të jenë shtetas shqiptarë. Për investimet e huaja në Shqipëri duhet që të jetë një klimë e favorshme biznesi. Duhet të ketë forcim të sistemit të drejtësisë, një gjyqësor të pavarur; duhet të ketë taksa të ulëta dhe siguri ligjore”, – thotë deputeti Salianji.

Ilir Kulla, ekspert i Sigurisë, duket se është më “miqësor” me projektin e skemës së pasaportës nëpërmjet investimit.

“Dhënia e shtetësisë në këmbim të investimit është një praktikë e njohur në vendet e BE-së. Metodologjia dhe verifikimi i këtyre subjekteve është i rëndësishëm dhe i domosdoshëm. Sigurisht, standardet e BE-së duhet të përdoren edhe nga Shqipëria”, – thotë Kulla. Ai shton se kontrollet mund të jenë të nevojshme, para, gjatë dhe pas dhënies së shtetësisë.

Eksperti i ekonomisë, Beqiri, komenton edhe rekomandimin, sipas të cilit qeveria shqiptare do t’ia besojë një kompanie të huaj me përvojë në këtë fushë procedurën e aplikimit, kontrollit dhe filtrimit të aplikantëve.

“Asnjë organizatë e huaj, private nuk mund të marrë përsipër, nuk ka tagër, nuk ka kapacitet dhe nuk ka motivin ekonomik që të bëjë një skanim të plotë të praktikës për shtetësinë. Kjo duhet të mbetet përgjegjësi e shtetit”, – përfundon Beqiri.

Ilir Kulla thotë se në aspektin e sigurisë, nëse Shqipëria zbaton kriteret europiane dhe databazën e EU-së, rrezikojmë, po aq sa rrezikon çdo vend i EU-së, që e aplikon këtë skemë.

Drejtori i Agjencisë për Informim, Endri Fuga, nuk iu përgjigj pyetjes, nëse qeveria shqiptare ka reflektuar, pasi është njohur me këto dy dokumente [letrat e delegacionit të BE], deri në momentin e publikimit të këtij artikulli, ndërsa punonjësit e kësaj agjencie rekomanduan që pyetja duhej drejtuar në Ministrinë e Brendshme, por as ky institucion nuk komentoi në lidhje me këtë problem.

Indianët, a mund të përsëritet historia

Më shumë se tre vite më parë, institucionet shqiptare u përfshinë në një skandal, pasi Presidenti i Republikës pajisi me pasaportë shqiptare dy vëllezërit indianë, Nitin Jayantilal Sandesara dhe Chetankumar Jayantilal Sandesara. Vëllezërit ishin të shpallur në kërkim ndërkombëtar për evazion fiskal, ndërkohë që në Shqipëri kishin ardhur me statusin e investitorit. Madje, njëri prej tyre, Nitin Sandesara, paralelisht me procedurën e pajisjes me pasaportë shqiptare kishte marrë edhe statusin e Konsullit të Nderit të Shqipërisë në Nigeri nga Ministria e Jashtme shqiptare.

Por, në një deklaratë për shtyp zëdhënësi i presidentit ia kaloi përgjegjësinë ministrit të Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, duke thënë “Janë zbatuar procedurat ligjore bazuar në pikën 7 të nenit 9 të Ligjit nr. 8389, datë 05.08.1998 “Për shtetësinë shqiptare”, të ndryshuar, me propozimin e Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, “për shkak të eksperiencës në investime dhe historikut të sipërmarrjeve të suksesshme jashtë Republikës së Shqipërisë dhe për shkak të angazhimit të tyre për realizimin e investimeve të rëndësishme, elitare në vendin tonë”.

Presidenti deklaroi se kishte bërë verifikimet përkatëse nga agjencia ligjzbatuese, nga e cila nuk kishin rezultuar të dhëna problematike për dhënien e shtetësisë shqiptare.

The Prosecutor's Office of Tirana started an investigation regarding the procedure of how the Indian brothers, declared internationally wanted, managed to obtain Albanian passports, but the investigations have been stopped./ InaMedia



Video