
Segmenti i rëndësishëm i Rrugës së Arbit mbulohet mesinjal për telefonata dhe shërbim interneti.
Ndërsa udhëtarët kaluan sot përmes Tunelit të Murrizit, ata përjetuan lidhje pa ndërprerje, falë teknologjisë mëtë avancuar të mbulimit me sinjal të zbatuar edhe përatë segment të Rrugës së Arbërit.
Hapja e tunelit të Murrizit si pjesë e rrugës së Arbëritshënon një hap të rëndësishëm përpara për zhvillimin e infrastrukturës në veri të Shqipërisë. Ky investim jetikredukton kohën e udhëtimit ndërmjet Tiranës dheDibrës, duke i bërë udhëtimet më të shpejta, më tësigurta dhe më efikase.
One Albania shfaqi me krenari një dimension tjetërprogresi—fuqinë dhe epërsinë e rrjetit të saj mobile, tëpajisur plotësisht me teknologjinë 5G.
Tunelet shpesh paraqesin sfida për telekomunikacionin, por rrjeti i One Albania, i njohur zyrtarisht si më i miri i Shqipërisë nga Omnitele, siguron lidhje tëpandërprerë në të gjithë tunelin e Murrizit.
Kjoteknologji e re garanton shërbime të qëndrueshme zëridhe të dhënash, edhe në mjediset më sfiduese.
“Ne jemi të kënaqur që si pjesë e angazhimit tonë përtë mbështetur infrastrukturën dhe zhvillimin e turizmittë Shqipërisë, ne kemi zbatuar një sistem unik mbulimiqë siguron lidhje të vazhdueshme për telefonata me cilësi të lartë dhe shërbim të dhënash, përmes tunelit tëMurrizit. Kjo është një nga shumë zgjidhjet që ne planifikojmë të zbatojmë në akset e reja rrugore dhetunele në mbarë vendin”, u shpreh Ilir Duka, Drejtor iGrupit Teknologjik në One Albania.
Kjo risi pasqyron përkushtimin e One Albania për tëofruar shërbimet më të besueshme tëtelekomunikacionit në të gjithë vendin, duke siguruarlidhje superiore edhe në kushtet më të vështira.
Teksa kaloni me makinë nëpër Tunelin e Murrizit, qëndroni të lidhur, ndani udhëtimin tuaj në kohë realedhe shijoni akses të pandërprerë në internet—mundësuar nga rrjeti më i avancuar i One Albania qësjell gjithçka në një, për ju.