Tragjedi në Fan, mbytet një fëmijë nga rrëmbimi i lumit

2022-04-05 20:31:42Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Tragjedi në Fan, mbytet një fëmijë nga rrëmbimi i lumit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Mirditë, aty ku një fëmijë i moshës 12 vjeç mendohet se është i mbytur në lumin Fan.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17.10 në fshatin Shtrungaj, ku rrëmbimi i rrjedhës të lumit ka tërhequr trupin e të miturit, ndërkohë që dinamika ende nuk është i qartë.  

Forcat e policisë dhe zjarrfikësit po kërkojnë trupin në rrjedhën e lumit.


Video