"We are drowning..." - From Lisbon, Milan to Tirana, "The Guardi...
/ 2026-10-18 23:13:32Focus
Mediat në Itali kanë publikuar detaje nga aksidenti në Chessa që u mori jetën dy vëllezërve shqiptarë Aklen 38 vjeç dhe Mersin Myftarago, 44 vjeç. Ngjarja ndodhi më 2 prill, rreth orës 06.30.
Prej vitesh dy vëllezërit jetonin në shtetin fqinj. Mersini la pas bashkëshorten dhe tre fëmijët. Ndërsa Alkeni ishte baba i dy fëmijëve, ndërsa në maj priste të vinte në jetë i treti.
Siç raportojnë mediat në vend, ata punonin në bujqësi dhe ishin rrugës për në punë kur gjetën vdekjen pasi u përplasën me një tjetër automjet që drejtohej nga një shqiptar. 28-vjeçari, që nga aksidenti pati vetëm lëndime të lehta, rezultoi se ishte duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.