Qëllohet me armë 35-vjeçari në Tiranë

2024-01-12 23:39:39Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Një 35-vjeçar është plagosur me armë zjarri në Tiranë mbrëmjen e së premtes. Ngjarja ka ndodhur pranë rrethrrotullimit të Selitës rreth orës 22:55.

I plagosuri është Zamir Kalemi. Ai ka marrë një plagë arme në këmbë. 35-vjeçari është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

35-vjeçari Kalemi u qëllua me armë nga persona të paidentifikuar.

Policia shkoi në vendngjarje dhe nisi hetimet për zbardhjen e dinamikës, ndërsa u ngritën postblloqe në akse të ndryshme rrugore të kryeqytetit për kapjen e autorit/ëve.

Nuk është e qartë nëse plagosja ka ndodhur pas një sherri të çastit apo ka qenë atentat.


NJOFTIMI PARAPRAK I POLICISË SË TIRANËS:

Më datë 12.01.2024, rreth orës 22:55, tek rrethi i Selitës, është plagosur me armë zjarri në këmbë, shtetasi Z. K., rreth 35 vjeç, i cili është transportuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e DVP Tiranë, po vijojnë krehjen e zonës dhe kanë ngritur pika kontrolli në të gjitha akset kryesore dhe hyrje-daljet e Tiranës, për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve të dyshuar.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


Video