Policia nuk pyet për kodin Rrugor, qytetari ndëshkohet me 30 mijë lekë edhe pse ligji nuk lejon (Foto)

2022-10-18 15:07:05Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Policia nuk pyet për kodin Rrugor, qytetari ndëshkohet me 30 mijë
Gjoba

Shoferët shqiptarë janë të shqetësuar nga gjobat që u vendosen në automjet dhe njëanshmëria e efektivit të rrugores në raport me më të fuqishmin.

Policët më të ekspozuar ndaj pakënaqësisë së qytetarëve janë policët rrugore për të cilët në total në masën e 74 për qind të ankesave u adresohen këtyre dy shërbimeve policore.

Në faqen e Facebook  të ‘Aksidenteve Rrugore’ një qytetar është ankuar për një gjobë të vendosur nga policia rrugore. Qytetari ishte ndëshkuar me 30 mijë lekë për mos respektimin e sinjalistikës rrugore.

 Por në të njëjtën kohe ai ka dërguar edhe nenin e kodit rrugor, i cili e ndalon efektivin e policisë të mos e gjobisë më shumë se 20 mijë lekë për këtë shkelje.

Për më tepër shikoni fotot e mëposhtme:



Video