Protests, violence, curfews: From France to Albania, why Europe'...
/ 2026-10-20 23:47:20Focus

Një aksident është regjistruar mbrëmjen e së hënës në hyrje të Fushë-Arrëzit, ku një makinë ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një lokal.
Si pasojë e aksidentit, ka mbetur e plagosur një grua 58-vjeçare, e identifikuar me inicialet F. B.
Ngjarja ndodhi kur automjeti, për shkaqe ende të paqarta, humbi kontrollin dhe goditi fasadën e lokalit, pranë të cilit ndodhej edhe e dëmtuara.
Ajo ka pësuar plagë në pjesë të ndryshme të trupit dhe është dërguar menjëherë në spitalin e Pukës. Fatmirësisht, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.