Detaje të reja kanë dalë nga jeta e errët e Elvis Demçes i cili akuzohet si “Zoti i drogës” në Romë. Elvis Demçe, bosi shqiptar përgjegjës për krimin e ri në Romë, donte të vriste Tonino Lucianin dhe partneren e tij Ariosto Pasquazzi, të dy me interesa në një kompani ndërtimi, skela dhe në klubin e futbollit Cavese.
Për ta bërë këtë, ai kishte punësuar një njeri të besuar për të blerë “një bazukë (anti-tank për t’u përdorur kundër shtëpisë së Lucianëve”. Siç thuhet në një artikull në La Repubblica , në fakt, biznesmeni dhe partnerja e tij kishin përfunduar në sferën e bandës që u shkatërrua në janarin e kaluar nga karabinierët.
“Po kur po i rrahim këta të padenjë?”, pyeti Demçe Francesko “Bigis” Bastianelli, një nga njerëzit e tij të besuar, duke postuar edhe fotot e dy sipërmarrësve në chat.