9 viktimat e Nuredin Dumanit sipas SPAK

2022-04-19 11:15:56Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

9 viktimat e Nuredin Dumanit sipas SPAK

Krahas akuzave për vrasjen e vëllezërve Viktor e Besmir Haxhia si dhe miqve të tyre Anxhelo Avdia e Dorian Shkoza, SPAK po e heton Nuredin Dumanin edhe për 5 vrasje të tjera.

Ai dyshohet se në bashkëpunim me ish-mikun e tij Talo Çela ka ekzekutuar Endrit Alibej, xhaxhain e tij Arben Dylgjeri dhe një shtetas turk.

Ndërkohë dyshohen për vrasjen e Andi Zylyfit dhe Kevi Bahos. Këto ngjarje po hetoheshin nga prokuroria e Elbasanit, por kjo e fundit një javë më parë shpalli moskompetencën pasi gjeti elemente se Çela e Dumani kane vepruar në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe ja kaloi dosjen SPAK.

Hetimet në SPAK po kryhen nga Altin Dumani. Nuredin Dumani ra pre e një atentati në afërsi të Peqinit teksa ishte nisur të ekzekutonte një biznesmen.


Video