Is this police force professional and capable of handling violen...
/ 2026-10-16 18:54:07Focus

Goditet një rast i dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit. Në pranga ka rënë një shtetas pakistanez.
Operacioni policor i koduar “Hoti”çoi në arestimin e shtetasit Anwar Muhamed, 35 vjeç, banues në Swat, Pakistan.
Ky shtetas është kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në aksin rrugor Shkodër - Hani i Hotit, së bashku me 6 shtetas të huaj nga vendet e treta, të cilët dyshohet se do t’i kalonte për në Mal të Zi, nëpërmjet kufirit të gjelbër, kundrejt pagesës, me destinacion final vendet e BE-së.
Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve”.