EMRI/ Plagoset me thikë një person në Sarandë, ndodhet në gjendje të rëndë!

2026-06-05 09:47:48Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

EMRI/ Plagoset me thikë një person në Sarandë, ndodhet

Një person është plagosur me thikë në Sarandë.

Ai ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa është dërguar drejt spitalit të Traumës.

Mësohet se 51-vjeçari, Albert Çobani është dërguar  i plagosur me thikë rreth orës 04.00 të mëngjesit në urgjencën e spitalit të Sarandës.

I plagosuri ka marrë plagë në mushkërinë e majtë, ndërsa pas ndihmës së parë në Sarandë, ai është transportuar me autoambulancë drejt kryeqytetit.

Policia ka nisur hetimet për ngjarjen ndërsa ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes.


Video