Ernejt Shyti was arrested just two weeks after he committed the murder of Behar Sofia in Montenegro, while working in construction.
Faced with stubborn facts, as seen in these images, he confessed from the crime scene near Lana how he shot at Behar Sofia, but also who were the people who had bail and were interested in eliminating the drug boss. He told the investigator how his childhood friend Giuliano Visha initially proposed to Behar Sofia's murder.
"Sometime around January 19, 2021 in the afternoon we went back to Bujar's house. He still could not find the bike, but he came with us, and the three of us together, we went to Kruja. There we went for Bujar to steal a bicycle. As far as I know he was a bicycle thief. The next day we went to his house and got the bike. "It was black in pieces, but we painted it completely."
While painting the bike, Giuliano asks Ernate to try firing, one more assurance of hitting the target, their victim.
"While I was painting the bike, Giuliano came to me and asked me if I had ever shot with a gun. I said no as he told me if I wanted to try it first, or I would go straight. I told him I wanted to try it. After that we fled to a forest about 20-30 minutes walk from Giuliano's house. There Giuliano handed me the silenced pistol which I put on him and told me to shoot. "I shot him twice on the ground and tried how he worked."
But this would not be the first and only proof that Ernejt Shyti had to pass. The murder organizing group needed trust and to be convinced they created a staging.
In order to test how willing and efficient their man was to commit the murder, they ambushed Ernest Shyt a few days before the crime was actually committed. Test, which he apparently passed successfully, creating the conviction of the organizers that he would commit the crime the moment they would report it.
“Gjatë rrugës në makinë Xhuliano më dha një iPhone 8 të bardhë, i cili ishte i ndezur dhe me kod. Telefoni kishte një aplikacion që quhej ‘Skaj’ dhe në këtë aplikacion do të komunikoja me personin që do të më orientonte për vrasjen vetëm me mesazhe me të shkruar. Aty ishte i regjistruar vetëm ky person me emrin ‘Lleshi’ ose ‘Leshi’. Në darkë vonë rreth orës 23:00 i shkrova këtij personi ku i kam thënë se do të takoheshim te vendi duke nënkuptuar Piramidën, ku do të bënim vrasjen. Ai më tha se në mëngjes kur të dilte personi do ta fotografonte dhe do të ma çonte foton që unë ta shikoja dhe të bëja vrasjen. Të nesërmen në mëngjes rreth orës 07:30 ky person më kishte shkruar ‘Mirëmëngjes miko, a do të dalësh sot?’. Unë i thashë me mesazh se do të shkoja.
Sapo kam shkuar tek ETC-ja i kam shkruar personit në telefon dhe i kam thënë se isha aty. Rreth orës 08:45-09:00 personi më ka çuar mesazh dhe më ka thënë të ikja pasi personi që do të vrisja nuk do të dilte më. Kam shkuar poshtë urës dhe kam marrë biçikletën dhe më pas kam ikur në shtëpi te Bërryli”.
Të bindur tashmë te njeriu i tyre, porositësit e vrasjen kishin nevojë edhe për një garanci të fundit. Të matnin pulsin e tij për të mos i lënë asgjë rastësisë ndërkohë që dita e vrasjes po afrohej.
“Kur kam arritur në shtëpi më ka dërguar një mesazh personi dhe më ka thënë a mund të takohemi. I thashë dakord. Ai më pyeti se ku. Unë i thashë ku të donte ai. Personi më tha të shkoja të takoja te Sanatoriumi. Kur shkova aty ai më shkroi dhe më tha nëse isha ai me tuta të bardha, pasi më pa kur zbrita nga taksia, unë i thashë po dhe ai me tha hajde se jam tek ky ‘Golf-I’ përballë.
Sapo hipa personi vazhdoi lëvizjen me makinë drejt rrethit të Saukut. Ai nuk më tha asnjë emër dhe as unë nuk e pyeta. Direkt më pyeti nëse e kisha armën me vete dhe unë i thashë jo. Ai më pyeti gjithashtu nëse kisha bërë më parë ndonjë vrasje tjetër dhe unë nuk i ktheva përgjigje jo. Gjatë rrugës ai më dha 50 mijë lekë të vjetra duke më thënë ‘merri këto se ndoshta s’ke lekë’. Para se të zbrisja më pyeti nëse do të dilja të nesërmen. I thashë dakord që do të takoheshim tek ETC në mëngjes. Personi mesa mbaj mend ishte i mbushur, i bardhë dhe me flokë të shkurtër”.
Sipas grupit hetimor plani për eliminimin e Behar Sofias, kishte nisur rreth muajit shtator, të vitit 2020.
Por duke qenë se preja e atentatit jetonte në një pallat në qendër të Tiranës, të survejuar nga kamerat e shumta dhe policia, ata po hasnin vështirësi në organizimin e vrasjes.
Ndaj për këtë qëllim, vrasja e Behar Sofias kërkonte një studim të hollësishëm prej tyre. Është ky moment sipas grupi hetimor, kur persona të paidentifikuar por që pretendohet të jenë porositësit e vrasjes, ia ngarkojnë këtë punë Jemin Sherës, i cili njihet në rrethet kriminale edhe me pseudonimin ‘Bajlozi’. Personi i cili do të organizojë edhe grupin e eliminimit të shënjestrës.
Profili i Jemin Sherës si një nga porositësit e vrasjes së Behar Sofias, u evidentua edhe nga pamjet filmike të siguruara ditën e krimit rreth vendit të ngjarjes, ku ky i fundit vihet re teksa qëndron mëngjesin e vrasjes ulur në një tavolinë me Skënder Vathin, në një nga lokalet pranë pallatit të viktimës. Ndërsa pamjet shquajnë momentin kur Shera i kalon Vathit diçka në duar.
Dosja hetimore
“Nga këqyrja e pamjeve filmike të një bari që ndodhet në kryqëzimin e rrugës ‘Fatmir Haxhiu’ me rrugën ‘Papa Gjoni Pali II’, në orën 07:23 në këtë lokal shfaqet Skënder Vathi. Në orën 07:27 ky shtetas ulet në tavolinë në prani të një shtetasi tjetër, të njohur si Jemin Sheraj. Në orën 08:38;20 shtetasi Jemin Sheraj duket se i jep diçka në dukje letër shtetasit të dyshuar Skënder Vathi i cili largohet nga lokali”.
Sipas grupit hetimor, fillimisht Jemin Shera ka kontaktuar për vrasjen Bujar Nezën, i cili, rezulton se ishte njohje dhe lidhje e drejtpërdrejtë e Sherës. Fill pas këtij momenti, Bujar Neza i ka prezantuar Jemin Sherës, Xhuliano Vishën që vinte si njohje e Skënder Vathit dhe Leonard Xhixhës, të dy dajë e nip, por që ndërkohë ishte edhe shok fëmijërie me Ernejt Shytin.
Visha, që do të ishte fillimisht këmbëza e atentatit, por që me tërheqjen e tij këtë rol do ta merrte shoku i tij, Ernejt Shyti. Siç do të rrëfente edhe vetë më pas në prokurori, Ernejt Shyti doli për ditë me radhë në kërkim të presë së tij.
Derisa ditën e tetë, Skënder Vathi, në këtë rast ‘Daja’ i bëri me shenjë, që shënjestra ishte përballë tij, por duke qenë se nuk ishte gati psikologjikisht, Shyti tregoi për hetuesit se priti edhe 8 ditë të tjera, për të kryer ekzekutimin. Ndërkohë që nuk e dinte ende se kush ishte viktimat e tij dhe rëndësia që kishte.
I penduar i drejtësisë
“Në ditën e tetë kam dalë përsëri sipas orarit dhe kam ndjekur të njëjtën rrugë si gjithmonë. Kam lënë biçikletën poshtë urës dhe kam shkuar në këmbë deri tek ura e këmbësorëve te ETC. Aty kam parë ‘Dajën’ në anën e Piramidës i cili ma bëri me shenjë me kokë se ishte personi nga ana tjetër. Nga aty e kam ndjekur deri te parkingu i madh që është tek ish-Ekspozita. Në ditën e gjashtëmbëdhjetë i kam shkruar ‘Dajës’ dhe i thashë që do dilja.
Ditën e ngjarjes kam qenë afër rrugës së këmbësorëve kur djali i ri më ka çuar mesazh ku më shkruante: ‘Personi doli’. Menjëherë kur ai kaloi me nxitim rrugën unë kalova përmes makinash me semafor të kuq për këmbësorët disa metra larg vijave të bardha. Aty kam dalë mbrapa personit dhe kam filluar të eci pas tij. Kam hapur xhupin, kam nxjerrë armën që e kisha mbushur që në shtëpi. E kisha në distancë 3 ose 4 metra, I drejtova armën dhe e shkrepa. Në atë moment arma u shkrep, por nuk qëlloi. Personi nuk e dëgjoi, të paktën kështu mu duk sepse nuk reagoi. E rimbusha me nxitim dhe ia drejtova përsëri. Kam qëlluar edhe dy herë në drejtim të personit. Me sa kam parë plumbat e kanë kapur personin në pjesën e pasme tek beli dhe ai u rrëzua në trotuar. Më pas kam zbritur me vrap tek lumi poshtë tek pjesa e betonit.
Kam hedhur armën që qëllova dhe me vrap kam vazhduar anës betonit deri tek ura ku kisha lënë biçikletën”.
Ernejt Shyti tregoi më tej se e kishte lënë të takohej me ‘Dajën’ pas krimit, por ky i fundit nuk u paraqit në takim.Ndërsa menjëherë pas krimit, ai vendosi të niset drejt Malit të Zi.
I penduar i drejtësisë
“Kam ecur në atë trotuar deri tek ura e Lanës te Taivani. Jam nisur në drejtim të parkut të liqenit. Disa metra në thellësi të rrugës kam hedhur telefonin, xhupin që kisha veshur dhe kapelen e kuqe ‘Adidas’. Kam hequr kominoshet si dhe kam lënë biçikletën, maskën dhe dorezat e leshit. Pas kësaj kam shkuar tek parkingu ku duhet të më priste ‘Daja’ me makinën ‘Fiat’, por ai nuk ishte aty. Kam pritur ca kohë dhe kam shkuar në shtëpi tek ‘Bërryli’.
Jam ndërruar, kam veshur rroba të tjera dhe i kam futur në tre qese. Kam dalë anës Lanës dhe aty kam marrë një taksi për të shkuar te Terminali tek Ekonomiku. Ku më pas kam hipur në autobusin e linjës së Kërrabës. Kam vendosur qesen ne autobus dhe kam dalë për të blerë byrekë me fatorinon. Pas kësaj jemi nisur drejt Kërrabës, rrobat që kisha veshur i thashë vëllait tim Ergitit që t’i digjte. Kam shkuar tek shtëpia e Xhulianos dhe i kam thënë se e mbarova atë punë. Ai mori makinën e xhaxhait tim Ylli Shyti dhe bashkë me vëllain tim Ergitin më kanë çuar në Shkodër. Gjatë rrugës i kam shkruar shokut tim Lisi, që të dilte të më priste në Shkodër. Atë natë kam fjetur tek shtëpia e Lisit në Shkodër. Të nesërmen jam nisur drejt Malit të Zi. Aty më ka kapur policia. Më pas kam mësuar në lajme nga telefoni se personi që kisha vrarë ishte Behar Sofia”.
Sipas grupit hetues bazuar edhe në dëshminë e të penduarit të drejtësisë, por edhe pamjeve filmike, tashmë dinamika e vrasjes së Behar Sofias ishte e qartë për ta.
Dosja hetimore
Nga një analizë e rezultateve hetimore deri tani del se ekzekutori i Behar Sofisë ka qenë Ernejt Shyti. Për këtë ai është bindur nga Xhuljano Visha, që e ka shtyrë të bëjë këtë vrasje kundrejt shpërblimit, si dhe ka siguruar armën dhe mjetin biçikletë me të cilën ka lëvizur ekzekutori. Organizator i vrasjes deri në këtë pikë të hetimit është Skënder Vathi (Daja) në bashkëpunim dhe i ndihmuar nga shtetasi Leonard Xhixha, të cilët kanë kontaktuar Xhuljano Vishën dhe i kanë kërkuar të gjejë një person që të kryejë vrasjen e shtetasit Behar Sofia shkruan BW
Po kështu Vathi dhe Xhixha kanë asistuar ekzekutorin në njohjen e viktimës dhe kanë ruajtur lëvizjet e tij para dhe ditën e ngjarjes. Duke bindur hetuesit se ai është i vërtetë në thëniet e tij, tashmë si bashkëpunëtor i drejtësisë. Ndërkohë që pranoi se për vrasjen ai do të merrte një shpërblim prej 5 milionë lekësh.
Dosja hetimore
“Xhuliano Visha ka kontaktuar Ernejt Shytin me të cilin njihej prej vitesh, të cilit i ka kërkuar të ekzekutojë këtë vrasje kundrejt pagesës 5 milionë lekë. Në vijim Xhuliano Visha i ka dhënë Ernejt Shytit një telefon të kriptuar për të komunikuar me personat që do i jepnin foton e viktimës dhe do ruanin viktimën. Më pas Leonard Xhixha dhe Skënder Vathi kanë marrë kontakt me Ernejt Shytin. Komunikimet e tyre kanë qenë të koordinuara, në funksion të qëllimit final, atë të vrasjes së shtetasit Behar Sofia”.
Currently behind bars for the murder of Behar Sofia, along with Ernejt Shyti, are Skënder Vathi, Leonard Xhixha and Giuliano Visha. While none of the last three, has refused to talk about justice.
The only one outside the cell bars is Jemin Shera. His arrest may shed light on the truth about the execution that shook Tirana. But the question that arises is: 'is this the real mastermind of Behar Sofia's murder'? Or does someone else stand above him?