"The fate of the homeland is in our hands" - An appeal by Ismail...
/ 2026-10-18 16:09:54Focus

Një 13-vjeçare me iniciale E.Gj është rrëzuar aksidentalisht nga dritarja e katit të katërt të pallatit ku jeton, duke rënë në ballkonin e banesës të një kati më poshtë.
Aktualisht ndodhet në Spitalin Rajonal Lezhë nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i Policisë:
Rreth orës 18:20, tek një pallat në Rrugën “Shtraus” në qytet Lezhë, e mitura 13 vjeçare E.Gj., është rrëzuar aksidentalisht nga dritarja e katit të 4-tërt të banesës ku banon, duke rënë në ballkonin e banesës të një kati më poshtë. Aktualisht ndodhet në Spitalin Rajonal Lezhë nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.