Exclusive - SPAK denied it, but Vox News learns that MP Sara Mil...
2026-11-11 11:01:00Focus
Dy fëmijë të mitur kanë mbetur të plagosur këtë të premte në qendër të Rrogozhinës.
Mësohet se ata janë aksidentuar nga një makinë tip “Ford”. Shoferi mbetet ende i paidentifikuar pasi është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.
Policia ka njoftuar se dy të miturit janë të moshës 10 dhe 11 vjeç. Ata janë dërguar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Uniformat blu njoftojnë se po punojnë për identifikimin, kapjen e shoferit dhe sqarimin e rrethanave të plota të këtij aksidenti.