Deputeti i PS nxjerr pamjet nga vjedhja e dyqanit te Piramida: Plaçkitësit e doktorit ia dolën të sfumojnë kauzën e studentëve

14 October 2026, 18:05Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Deputeti i PS nxjerr pamjet nga vjedhja e dyqanit te Piramida:

Deputeti socialist Ardit Bido ka reaguar për dhunën në protestën e sotme, duke ia faturuar përgjegjësinë Sali Berishës.

Duke publikuar një video të disa protestuesve që kanë thyer dhe vjedhur një dyqan të Vodafone te Piramida, Bido shprehet se “plaçkitësit e doktorit ia dolën edhe këtë herë të sfumojnë kauzat studentore”.

Sipas tij viktima janë vetëm studentët, zë ri i të cilëve duhet të dëgjohet.

“Sot pamë dhunë, plaçkitje dhe shkatërrim. Në emër të studentëve dolën plaçkitësit e doktorit që ia dolën edhe këtë herë të sfumojnë kauzat studentore dhe të nxjerrin në pah derëzinë e kahershme të një partie që veç dhunë di. E këtu, viktima janë veç studentët, zëri i të cilëve duhet të dëgjohet dhe problemeve të të cilëve duhet t’u jepet përgjigje nga institucionet përgjegjëse, edhe kur zullumi i opozitës tenton t’i zëvendësojë përmes dhunës!”, shkruan Bido.

 


Video