Shqipërisë i duhen 500 mln euro energji, por në dimër mund t'ia japim Serbisë

2 September 2022, 18:04Biznes SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Shqipërisë i duhen 500 mln euro energji, por në dimër mund

Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut do të ngrenë një komision të përbashkët për të ndihmuar njëra-tjetrën për të përballuar kërcënimin e mungesës së energjisë dhe ushqimit këtë dimër për shkak të krizave të vazhdueshme në mes të luftës në Ukrainë.

Ky është njëri prej vendimeve të marra në takimin e mbajtur në Beograd në kuadër të nismës së “Ballkanit të Hapur”.

“Gjithçka e jona do të jetë në dispozicion të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë dhe anasjelltas”, tha Vuçiç në një konferencë për shtyp.

Serbia pothuajse tërësisht varet nga importet e gazit rus dhe ajo gjeneron rreth 70 për qind të nevojave të saj për energji elektrike në termocentralet e saj të vjetëruara me qymyr.

Maqedonia e Veriut mbështetet në lëndët djegëse fosile dhe hidrocentralet dhe është gjithashtu e varur nga importet e energjisë elektrike. Shqipëria prodhon pjesën më të madhe të energjisë elektrike në hidrocentrale dhe gjatë sezonit të dimrit, nëse reshjet janë të bollshme kryesisht eksporton energji.

Kryeministri shqiptar Edi Rama deklaroi në këtë samit, se Shqipërisë i duhen të paktën 500 mln euro shtesë për të siguruar energjinë në treg.

“Skenari më i mirë për Shqipërinë do të ishte një gjysmë miliardë euro (shpenzim shtesë) për ...furnizime të vazhdueshme me energji elektrike”, deklaroi Rama.

Rama i kërkoi BE-së që të mos përsërisë sjelljen e turpshme, sipas tij, që u ndoq gjatë pandemisë (COVID-19), kur vendet e Ballkanit Perëndimor iu drejtuan Kinës, Rusisë e Turqisë për vaksina.


Video