Prodhohet më pak në energji në 9 muaj, konsumi shënon rritje

31 October 2024, 11:31Biznes SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Prodhohet më pak në energji në 9 muaj, konsumi shënon rritje

Prodhimi i energjisë pësoi rënië gjatë 9-mujorit të këtij viti, në raport me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Sipas të dhënave nga Enti Rregullator i Energjisë, në total për periudhën janar – shtator nga të gjitha burimet gjeneruese në vend u prodhua rreth 5.9 mln mWh energji apo 0.8 mln mWh energji më pak se 9-mujori i vitit të kaluar kur u prodhua rreth 6.7 mln mËh.

Masa e prodhimit është në varësi të kushteve hidrike, çka do të thotë se viti aktual nuk ka qenë shumë i favorshëm në këtë drejtim.

Përveç 3 hidrocentraleve të Kaskadës së Drinit, pjesë e kësaj sasie është edhe energjia e prodhuar nga centrali diellor në Karavasta, sipas kontratës së lidhur mes palëve, si dhe impianti diellor i Qyrsaqit.

Ndërkaq, për periudhën 9-mujore konsumi ka shënuar rritje të lehtë në raport me periudhën janar – shtator 2023, duke arritur në rreth 6 mln mWh, nga 5.9 mln mWh që ishte vjet.

Niveli i humbjeve në rrjetin e shpërndarjes për 9 – mujorin e parë të këtij viti u regjistrua në 17.23%, apo 1.53 % më pak se e njëjta përiudhë e vitit 2023, kur përllogariteshin në 18.76%.

Ndërkohë që niveli i arkëtimeve përllogaritet në masën 98.7%.


Video