Ku mund të blesh ende shtëpi “lirë” në Tiranë

18 December 2023, 14:45Biznes SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Ku mund të blesh ende shtëpi “lirë” në

Çmimet e pronave në kryeqytet kanë njohur një rritje të vrullshme, veçanërisht në tre vitet e fundit. Ky ka qenë një realitet i prekshëm jo vetëm për qendrën e Tiranës, apo për zona të tjera si ish-blloku, zona e liqenit Artificial në të cilat çmimet janë dyfishuar gati edhe trefishuar, por edhe në zona të tjera periferike të cilat para disa vitesh mund të gjeje një banesë me çmim të arsyeshëm.

Alket Bogdani, konsulent pronash liston edhe zonat, si Fresku, Shkoza, zona ku kalon Bulevardi i ri të cilat ofrojnë aktualisht një alternativë të përballueshme për qytetarët.

Veç kësaj janë edhe zona me perspektivë zhvillimi, çka do të thotë se vlera e pronës do të vijojë që të njohë rritje.

Megjithatë, thotë Bogdani në përcaktimin e çmimit final ka disa komponentë që merren në konsideratë, siç mund të jetë cilësia e ndërtimit, kati në të cilët ndodhet, lehtësitë të cilat ofron zona që mund të jenë institucione arsimore, qendra shëndetësore por pse jo dhe shërbimet e nevojshme apo bazike që mund të jenë supermarkete, farmaci, furrë buke etj.


Video