Ekspertja e ekonomisë, Elisabeta Katiaj, përmes një postimi në Facebook, ka paralajmëruar sipërmarrësit e hotelerisë në vend se do të gjobiten.
Paralajmërimi vjen pas konstatimit të rritjes së çmimeve në mënyrë artificiale nga ana e tyre në datat 22-27 maj, periudhë kur në Tiranë do të organizohet finalja e Conference Leauge.
Pas një vëzhgimi në lidhje me çmimet e dhomave në hotelet e Tiranës u vu re se, në disa prej tyre nata kushtonte deri në 9000 euro.
"Te dashur Shqiptar sipermarres te Hotelerise.
Mos beni cudira me rritjet e cmimeve per datat e finales duke filluar nga 22-27 maj.
Ka shume mundesi qe te merret ndonje mase penalizuese per ke vendos te rrise cmimet pikerisht per te perfituar nga fluksi i vizitoreve dhe tifozeve.
Mjaftohuni me qarkullimin dhe njohjen e klienteve te ri te mundshem ne keto data. Po late shije te mire, shume do te rikthehen.
(Hotele 35 eur nata qe raportojne 1600 eur nata per 24-25 maj).
Beni kujdes!", shkruan Katiaj.

