Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Ministret Belinda Balluku dhe Delina Ibrahimaj kanë dalë sonte nga shtëpitë në mes të natës, ndërsa po luhej edhe ndeshja Shqipëri-Itali për të mbledhur Bordin e Transparencës i njohur si Bordi i Çetit për të ulur çmimin e naftës me... vetëm 2 lekë, ndërsa benzinën me 5 lekë.
Pas mbledhjes së zhvilluar këtë të mërkurë, është vendosur që nafta të shitet me çmim 221 lekë/litri.
Benzina do të shitet me çmim 204 lekë/litri dhe gazi me çmim 73 lekë/litri. Çmimi i naftës për peshkim është vendosur 127 lekë/litër.
Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi në datë 17 Nëntor, ora 12.00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.