Ballkani në konflikte të vazhdueshme, po shqiptarët si ndihen në vitin 2023

29 November 2023, 13:50Biznes SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Ballkani në konflikte të vazhdueshme, po shqiptarët si ndihen

Prej dekadash Ballkani është një Rajon që ka vuajtur nga luftërat dhe konfliktet dhe gjithnjë renditet jo fort i sigurtë.

Anketa e sigurisë që u zhvillua nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal evidentoi se shqiptarët ndjehen më të sigurt për të jetuar në Ballkan në krahasim me vendet e tjera të Rajonit.

Ballkani në konflikte të vazhdueshme, po shqiptarët si ndihen

Rreth 68% e të anketuarve në Shqipëri besojnë më shumë se rajoni i Ballkanit Perëndimor është një vend i sigurt për të jetuar (68%), ndërsa të anketuarit në Kosovë kanë besimin më të ulët pasi vetëm 45% e tyre besojnë se Ballkani është një vend i sigurte.

Një shenjë shqetësuese është trendi negativ për sa i përket ndjenjës së sigurisë së rajonit në tërësi. Domethënë, vit pas viti ndjenja e sigurisë është në rënie dhe ndjenja e pasigurisë po rritet në Ballkanin Perëndimor. Besimi te siguria ka rënë më së shumti në Mal të Zi, nga 84% në 2021 në 56% në 2023.

Perspektiva e një përhapjeje nga lufta e Rusisë në Ukrainë dhe rritja e tensioneve në rajon, veçanërisht në Serbi, Kosovë dhe Bosnjë dhe Hercegovina, mund të shpjegojnë rënien e besimit të siguria në të anketuarit në Rajon.

Ekziston një optimizëm i lehtë në lidhje me sigurinë në të ardhmen në Rajon, pasi shumica e të anketuarve brenda ekonomive pajtuan me pyetjen se “Rajoni i Ballkanit Perëndimor do të jetë një vend më i sigurt për të jetuar.”

51% pajtohen (plotësisht dhe priren të bien dakord) se rajoni do të jetë një vend më i sigurt për të jetuar vitin e ardhshëm. Megjithatë, një pjesë thelbësore e tyre, rreth 43% nuk pajtohen me këtë pyetje. Teksa popullsia ne Ballkan nisi të ndihej më e qetë pas tre vjet frike intensive nga pandemia, lufta e vazhdueshme në Ukrainë mund të jetë shkak për shqetësim në rritje.

Përveç vlerësimit të sigurisë në shtetet e tyre, të anketuarve iu kërkua gjithashtu të ndajnë të mendime mbi situatën e sigurisë për fqinjët në Rajon. Të anketuarit në Shqipëri dhe ata në Kosovë mendojnë se siguria është më e dobët në Serbi. Teksa ekziston një pikëpamje e unifikuar se Kosova është vendi më pak i sigurt për të jetuar. Ndërsa këto perceptime janë më të diversifikuara për Shqipërinë dhe Serbinë.

Nga ana tjetër, të anketuarit në Serbi dhe ata në Mal të Zi e konsiderojnë Shqipërinë më pak të sigurt se të anketuarit nga ekonomitë e tjera. Në përgjithësi, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut konsiderohen si vendet më të sigurta në rajon.


Video