Planet për vrasjen e Ervis Martinajt (i zhdukur) dhe Erigers Mihasit (i ekzekutuar), ja sa vite burg kërkon SPAK për "Princin Damian"!

5 November 2026, 15:47Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Planet për vrasjen e Ervis Martinajt (i zhdukur) dhe Erigers Mihasit (i
Leonard Duka (i njohur si "Princi Damian")/ Erigers Mihasi/ Ervis Martinaj

SPAK ka kërkuar dënimin me burg për dy të pandehurit e përfshirë në sigurimin e kushteve për të vrarë Ervis Martinajn (i njohur si "Mbreti i Basteve") dhe Erigers Mihasin, i pari i zhdukur, i dyti i vrarë në një atentat.

SPAK ka dhënë pretencën për 2 të akuzuarit.

Prokuroria e Posaçme kërkon dënimin me 10 vite burg për Leonard Dukën dhe 6 vite burg për Drianto Bardhi.

Kjo çështje është fraksion i dosjes ‘revanshi’ ku u zbardhen mijëra komunikime në aplikacionin Sky Ecc.

Kujtojmë se, Leonard Duka (i njohur si "Princi Damian")  më herët është dënuar me 30 vite burg si kreu i grupit kriminal qe ekzekutoi ish-policin Santiago Malko, i njohur si krahu i djathtë i Ervis Martinaj.


Video