Rritja e pagave, shije e hidhur e sistemit gjyqësor përballë ekzekutivit

13 September 2026, 10:45Pikëpamje SHKRUAR NGA LULZIM ALUSHAJ
Rritja e pagave, shije e hidhur e sistemit gjyqësor përballë
Lulzim Alushaj

Që në fillim të këtij opinioni personal, mbi situatën e bllokimit të kalimit të pagave të trupës gjyqësore, dua të nënvizoj që Qeveria dhe kushdo Institucion tjetër duhet të zbatojnë vendimet e Gjykatës Kushtetuese pa asnjë koment apo pengesë. Kjo nuk vihet në diskutim!

Nga ana tjetër, që nuk zhbën aspak konsideratën e sa më sipër, nuk mund të mos themi që:
a) Gjykata Kushtetuese është vetë përfituese e vendimit të saj;
b) KLGJ dhe KLP nuk kanë asnjë tagër e kompetencë ligjore që të marrin vendim mbi pagat duke detyruar degën e thesarit të paguajë pagat e rritura pa asnjë ligj në fuqi që autorizon pagesën;
c) Kërkesë Paditë (nga sa kam lexuar) nuk janë bërë individualisht nga individët por nga vetë Gjykatat, gjë që vendos në dyshim të madh legjitimimin aktiv të tyre në gjykim. E drejta e fituar nga Vendimi i GJK është individuale dhe nuk mund të delegohet te Institucioni ku rezulton i punësuar individi;
ç) pranimi i masave të sigurimit të padisë të kërkuara nga disa Gjykata nga Gjykata

Administrative, që mund të jetë vetë përfituese e vendimit të saj, duket nuk respekton parashikimet e dhënies së tyre pasi ska asnjë rrezik që e drejta e tyre të mos realizohet në të ardhmen dhe se masa e sigurimit është vetë themeli i çështjes.

Edhe pse më pëlqen reagimi dhe kundërshtimi i pushtetit gjyqësor ndaj atij ekzekutiv, nuk më ka lënë aspak shije të mirë aktivizimi i tyre me kallzime penale dhe masa sigurim padie që nuk e zhbllokojnë situatën por vetëm tregojnë se sa sistem hibrid është krijuar në Republikën tonë.

Vendimet e GJK të zbatohen pa asnjë pengesë, nga ana tjetër e mbyllni këtë historinë e vendimeve gjyqësore që vetë i kërkoni e vetë i shkruani sepse po kaloni në anën e gabuar të problemit dhe po krijoni preçedent që duhet ta zbatoni për të gjitha rastet që ju vijnë përpara çdo ditë nga qytetarët e thjeshtë.

Nuk e di pse kanë harruar që ne kemi një sistem përmbarimor publik dhe privat ku seicili mund të kërkonte përmbushjen e detyrimeve, në bazë të vendimit të GJK, sipas sa parashikuar në KPC!


Video