ZYRTARE/ Nuk ka kontroll banese për kryebashkiakun, por sekuestrim telefoni për bashkëshorten dhe të vëllain!

6 December 2024, 11:50Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
ZYRTARE/ Nuk ka kontroll banese për kryebashkiakun, por sekuestrim telefoni
Erion Veliaj

Burime për VoxNews thonë se me vendim të Gjykatës së Posaçme, BKH ka sekuestruar telefonin e Ajola Xoxës, bashkëshortes së kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Telefoni i Ajola Xoxës dhe vëllait të Veliajt është sekuestruar në kuadër të hetimit pasuror, nga prokurori Olsi Dado.

Një grup i agjentëve të BKH-së kanë shkuar sot në banesën e Veliajt për të sekuestruar celularin, por burimet sqarojnë se nuk është ushtruar kontroll në banesën e kryebashkiakut të Tiranës. 


Video