Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Prej 6 ditësh zjarret masive kanë përfshirë disa fshatra të Finiqit, si Velahovë, Livinë, Ardhasovë, Bistricë e Krongj.
Era e fortë që favorizoi përhapjen e flakëve ka bërë gjithashtu që Saranda të mbulohet nga një re hiri.
Pamjet e mbërritura në redaksinë e Vox News tregojnë automjete të mbuluara nga grimca të imta hiri dhe mbetje djegieje, duke krijuar një shtresë të dukshme pluhuri të zi.
Fenomeni ka ndikuar ndjeshëm në cilësinë e ajrit dhe duke krijuar shqetësim tek banorët dhe turistët.
Ndërkohë autoritetet vijojnë përpjekjet për të vënë nën kontroll vatrat e zjarrit në Finiq.