Zjarr në një pallat tek “Ali Demi” në Tiranë, humb jetën i moshuari

12 March 2026, 22:20Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Zjarr në një pallat tek “Ali Demi” në Tiranë,
Zjarr në një pallat tek “Ali Demi” në Tiranë

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka rënë mbrëmjen e kësaj të enjteje në një pallat në rrugën “Ali Demi”, në Tiranë.

Sipas informacioneve paraprake, flakët kanë përfshirë katin e parë të godinës në rrethana ende të paqarta ndërsa zjarri është përhapur me shpejtësi, duke shkaktuar panik tek banorët e zonës.

Si pasojë e zjarrit, një i moshuar invalid ka ndërruar jetë, dyshohet për shkak të asfiksisë nga tymi.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë ekipet e zjarrfikëses, të cilat janë angazhuar për neutralizimin e flakëve, ndërsa janë dislokuar edhe ambulanca për çdo rast emergjence.


Video