Zjarr i madh në fabrikën e përpunimit të peshkut, devijohet trafiku në aksin Lezhë-Laç

18 February 2022, 08:09Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Zjarr i madh në fabrikën e përpunimit të peshkut, devijohet

Fabrika e përpunimit të peshkut “Eurofish” është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm.

Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar, pasi disa punonjës që sapo kishin filluar punën kanë mundur të dalin menjëherë jashtë.

Mësohet se zjarri ka rënë rreth orës 6 të mëngjesit, në fabrikën me administrator Kujtim Shkrelin e cila ndodhet përgjatë autostradës Lezhë-Laç.

Aktualisht flakët nuk janë shuar ende dhe situata paraqitet mjaft e rrezikshme për shkak se vetëm pak metra më lart ndodhen edhe disa bombola gazi.

Si pasojë e flakëve dhe tymit të dendur është ndaluar qarkullimi i makinave në rrugën Lezhë-Laç dhe është devijuar trafiku në qytet dhe në rrugë dytësore.

Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit, ndërsa zjarrfikësit po punojnë për të shuar flakët.


Video