Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Një zjarr i madh ka përfshirë zonën e Babrrusë në Tiranë pasditen e sotme.
Mësohet se zjarri i përmasave të mëdha ndodhet shumë pranë disa banesave, të cilat rrezikohen nga flakët.
Kjo ka shkaktuar panik tek banorët, ndërsa autoritet u bëjnë thirrje qytetarëve të shmangin zonën për sigurinë e tyre.
Ndërkohë, zjarrfikësit kanë mbërritur në terren dhe po punojnë për të vënë nën kontroll flakët.


