'Zhduket’ 49-vjeçari nga burgu i Durrësit, mori leje dhe nuk u kthye më!

1 May 2026, 14:50Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

'Zhduket’ 49-vjeçari nga burgu i Durrësit, mori leje dhe

Një 49-vjeçar ka marrë leje dhe ka dalë nga burgu i Rrogozhinës, por nuk është rikthyer më sipas lejes.

Policia bën me dije se, 49vjeçari me iniciale E. M., banues në Tiranë, i cili në vitin 2024 ishte trajtuar me leje shpërblyese nga IEVP, pasi vuante dënimin për veprën penale “Vrasje e mbetur në tentativë”.

Menjëherë policia është vënë në kërkim të tij duke e lokalizuar dhe arrestuar sërish.

“Kapet shtetasi E. M., 49 vjeç, banues në Tiranë, i cili në vitin 2024 ishte trajtuar me leje shpërblyese nga IEVP, pasi vuante dënimin për veprën penale “Vrasje e mbetur në tentativë”, por pas përfundimit të lejes nuk ishte kthyer më në IEVP për vuajtjen e dënimit të mbetur. Pas kapjes, ai iu dorëzua IEVP Rrogozhinë për vijimin e kryerjes së pjesës së mbetur të dënimit”, njofton policia.


Video