Zbulohen 3 raste të lojërave të fatit në Korçë, procedohen penalisht 3 persona

23 December 2025, 09:36Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Zbulohen 3 raste të lojërave të fatit në Korçë,

Vijojnë kontrollet në të gjithë territorin e qarkut Korçë për evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë së paligjshme të lojërave të fatit. Në kuadër të operacionit policor të koduar “Qarku”, Policia ka goditur edhe tre raste të tjera të kësaj veprimtarie të kundërligjshme.

Policia e Korçës ka referuar materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal ndaj tre shtetasve, konkretisht V. P., J. T. dhe R. G., banues në qytetin e Korçës dhe në fshatin Drenovë.

Gjatë kontrolleve të ushtruara në ambientet ku këta shtetas ndodheshin, në celularët e tyre u konstatuan faqe aktive për baste sportive, në shkelje të ligjit. Në cilësinë e provës materiale, Policia sekuestroi tre aparate celularë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.


Video