Janë zbardhur detaje të reja nga arrestimi i sanitares Elida Kodra, e cila akuzohet se ka grabitur pronarët e banesave ku punonte
Dyshohet se ajo ka grabitur në banesën e një çifti të moshuarish një shumë rreth 2 mijë eurosh, 300 dollarë dhe 35 000 lekë të rinj.
Burime bëjnë me dije se denoncimi nga pronarët është bërë 3 ditë më parë dhe ata kanë qenë të bindur se paratë ishin marrë nga pastruesja Elida Kodra.
Ditën që ajo u rikthye në banesë për të pastruar, policia i kishte përgatitur një rreng në bashkëpunim me pronarët. Një sasi parash ishin vendosur në një vend dhe është mbajtur në mbikëqyrje derisa i ka futur sërish në çantë.
Gjatë kontrollit i janë gjetur paratë dhe në dëshminë para policisë ka pranuar se ka qenë ajo autore e vjedhjes së shumave të ndryshme të parave.
Gjatë kontrollit të çantës së Elida Kodrës, shërbimet e Policisë gjetën 840 euro, 600 dollarë dhe 40 900 lekë të rinj.