LAJMI I BUJSHËM/ Gazetari: Agjentët e FBI në Tiranë për Rama-McGonigal

4 February 2023, 11:28Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
LAJMI I BUJSHËM/ Gazetari: Agjentët e FBI në Tiranë për
Në foto: Edi Rama dhe Charles McGonigal

Çështja 'McGonigal', është dosja më e famshme në vend, ditët e fundit nga momenti i publikimit të aktakuzës pas arrestimit të ish-agjentit të FBI-së, Charles McGonigal.

Autoritetet amerikane i kanë shkuar deri në fund lidhjeve të tij me zyrtarët e vendeve të tjera gjatë hetimit duke zbuluar kështu në raportet e tyre edhe një lidhje midis McGonigal dhe Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.

Në një kohë, kur kreu i qeverisë, deklaron se nuk ka asnjë lidhje me akuzat e ngritura ndaj Gonigal, as ai si kryeministër, dhe as qeveria e tij, mësojmë se FBI ka zbarkuar tashmë në Shqipëri.

I ftuar në Spotlight në Vizion Plus, gazetari Poli Hoxha ndau lajmin se agjentët e FBI-së, por edhe të agjencive të tjera kanë mbërritur në Tiranë dhe po hetojnë e mbledhin të dhëna për çdo lëvizje të McGonigal në Shqipëri.

Ndiqni videon e mëposhtme:


Video