Zbardhet dëshmia në polici e vrasësit të gjyqtarit Astrit Kalaja: E qëllova sepse po humbisja gjyqin

6 October 2025, 17:06Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Zbardhet dëshmia në polici e vrasësit të gjyqtarit Astrit
Astrit Kalaja

Është zbardhur dëshmia e autorit të krimit brenda Gjykatës së Apelit në Tiranë.

“E qëllova sepse po humbisja një gjyq. Isha korrekt me letrat e mia. Po më binin në qafë”, ka deklaruar në Komisariatin Nr.1, 30-vjeçari Elvis Shkambi, duke mos shfaqur shenja pendese për krimin e rëndë.

Veç viktimës gjyqtarit Astrit Kalaja, kanë mbetur të plagosur edhe dy persona të tjerë e që janë babë e bir, njëri prej tyre avokat.

Mësohet se Elvis Shkambi, qëlloi me armë pasi humbi gjyqin për pronën duke vrarë gjyqtarin dhe plagosur Ervis dhe Rakip Kurtaj, babë e bir, gjithashtu palë në procesin e sotëm.


Video