Vrasja e gjyqtarit të Apelit, reagon presidenti Begaj: Atentat makabër ndaj vetë sistemit

6 October 2025, 16:59Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Vrasja e gjyqtarit të Apelit, reagon presidenti Begaj: Atentat makabër
Presidenti Bajram Begaj

Presidenti Bajram Begaj ka reaguar për ngjarjen e rëndë në Tiranë, ku u vra me armë zjarri brenda sallës së gjyqit, gjyqtari i Apelit, Astrit Kalaja.

Begaj shprehet i tronditur nga “sulmi i tmerrshëm” ndaj gjyqtarit dhe vetë sistemit, dhe thotë se shoqëria duhet ta “përbuzë këtë atentat makabër”.

Reagimi i presidentit Bajram Begaj:

Jam thellësisht i tronditur dhe dënoj me gjuhën më të ashpër aktin e pa tolerueshëm të vrasjes në krye të detyrës të gjyqtarit Astrit Kalaja.

Ky sulm i tmerrshëm ndaj gjyqtarit të shquar, por edhe ndaj drejtësisë si të tillë, duhet të përballet nga gjithë shoqëria me përbuzjen dhe mospajtimin më të thellë, sepse ky akt është atentat makabër ndaj vetë sistemit, tek i cili ka themelet bashkëjetesa dhe paqja sociale.

Në emër të shtetit i gjendem pranë familjes së të ndjerit dhe kolegëve të tij të afërt e të largët, si dhe shpreh solidaritetin e plotë të shqiptarëve me dhimbjen e pakufishme për humbjen.


Video