Vrau nënën me sqepar dhe plagosi rëndë babanë, Policia jep detaje për ngjarjen e rëndë në Lushnjë

24 August 2026, 22:18Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Vrau nënën me sqepar dhe plagosi rëndë babanë, Policia
Foto ilustruese

Policia e Lushnjës ka dhënë detaje lidhur me ngjarjen tragjike të mbrëmjes së të hënës në Lushnjë, ku djali i familjes ka vrarë mamanë e tij dhe ka plagosur rëndë të atin.

Sipas autoriteteve ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:20, në fshatin Zhymë.

“Shtetasi Florion Dalladaku, 45 vjeç, dyshohet se, në banesë, për motive ende të paqarta, ka goditur me një send metalik prerës (sqepar) nënën e tij, shtetasen Fanije Dalladaku, 80 vjeçe, e cila, si pasojë e plagëve të marra, ka humbur jetën, si dhe ka plagosur rëndë babanë e tij, shtetasin Hasan Dalladaku, 77 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve”, tha policia.

“Shtetasi Florion Dalladaku, i cili dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor, është larguar nga banesa pas ngjarjes. Shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollet për lokalizimin dhe kapjen e tij”.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.


Video