Vrasja e POLICIT që TRONDITI Fierin, ish drejtori i përgjithshëm Gledis Nano bën thirrje: Siguroni jetën e oficerëve!

14 May 2024, 12:15Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Vrasja e POLICIT që TRONDITI Fierin, ish drejtori i përgjithshëm
Foto: Gledis Nano, ish-drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit

Gledis Nano ka reaguar për ngjarjen e djeshme të ndodhur në fshatin Baltëz të Fierit, ku u vra me uniformën e policisë efektivi i forcave “Shqiponja”, Novruz Cenalia.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ish-drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit nxjerr në pah punën e vështirë të uniformave blu.

Ai bën thirrje që drejtuesit të marrin masa në mënyrë që efektivët e këtij institucioni të ndihen të sigurtë. Në facebook-un e vet, Gledis Nano shkruante:

Tragjedia e fundit në fshatin Baltëz të Fierit shërben si kujtesë e fortë e rreziqeve me të cilat përballen çdo ditë efektivët e rendit. Një punonjës policie i forcave “Shqiponja” humbi jetën, duke lënë pas një familje të pikëlluar, kolegë dhe një komunitet në zi.

Çdo anëtar i këtij komuniteti meriton të ndihet i sigurt dhe çdo oficer meriton të kthehet në shtëpi.

Ngjarje si kjo japin shembull për të rritur ndërgjegjësimin për sfidat me të cilat përballet forca policore dhe rëndësinë e sigurimit të burimeve dhe mbështetjes që u nevojiten për të mbrojtur dhe për t'i shërbyer komunitetit tonë në mënyrë efektive.

Në solidaritet për sakrificat e të gjithë Shqiponjave.

RIP Novruz Cenalia.

Kujtojmë që autori Azgan Mernica është ende në arrati, ndërsa policia vijon kërkimet për kapjen dhe arrestimin e tij.

Në dispozicion janë vënë dhe 30-mijë euro për çdo qytetar që do të japë informacione të vlefshme rreth vendndodhjes së tij.


Video