Ilir Meta në Prokurorinë e Tiranës!

14 May 2024, 11:27Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ilir Meta në Prokurorinë e Tiranës!
Foto: Ilir Meta

Ilir Meta në Prokurorinë e Tiranës.

Presidenti i Partisë së Lirisë është paraqitur për të dhënë sqarime në lidhje me kallëzimin e bërë, për vjedhjen e serverave në Partinë e Lirisë.

Përmes kallëzimit, kreu i Partisë së Lirisë, denoncoi një vjedhje që sipas tij ka ndodhur brenda selisë, të DVR-së (hard diskut) me pamje të kamerave të sigurisë, episod që siç shkruhet në kallëzim pretendohet të ketë ndodhur më 6 mars pak para mesnate, në orën 23:40. 

E çuditshmja në kallëzimin që shfaqet si vjedhje e një pajisje elektronike, është fakti se personat e paautorizuar, që sipas Metës, kanë arritur të futen gjatë natës në selinë e partisë, kanë vendosur një tjetër DVR të re.


Video