Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, reagon SPAK: Thirrje urgjente për rritjen e sigurisë në gjykata

6 October 2025, 19:11Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, reagon SPAK: Thirrje urgjente për rritjen
Godina e SPAK

Prokuroria e Posaçme (SPAK) dënon me forcë vrasjen e të gjyqtarit Astrit Kalaja.

“Prokuroria e Posaçme dënon me forcë vrasjen e paprecedentë të gjyqtarit Astrit Kalaja, ngjarje që ndodhi brenda ambienteve të Gjykatës së Apelit, Tiranë. I shprehim ngushëllimet tona familjes së gjyqtarit Kalaja, të afërmve dhe kolegëve të tij në këtë moment të dhimbshëm. Gjithashtu, shprehim solidaritetin tonë me të gjithë gjyqtarët, prokurorët, avokatët dhe punonjësit e sistemit të drejtësisë, të cilët përballen çdo ditë me sfida të mëdha në kryerjen e detyrës”.

Për SPAK, ky akt i rëndë duhet të shërbejë si thirrje urgjente për rritjen e sigurisë në gjykata.

“Ky akt i rëndë duhet të shërbejë si thirrje urgjente për rritjen e sigurisë në gjykata, forcimin e masave mbrojtëse për gjyqtarët, prokurorët, avokatët dhe punonjësit e drejtësisë si edhe për një reagim të shpejtë institucional, për të ndaluar përsëritjen e akteve të ngjashme”.


Video