Vrasja e Nikulajt/ Kushërira e Lekstakajve tërhiqet pas aludimit për “montim”: Nuk kisha dijeni se kanë lidhje njerëzit e mi

26 April 2023, 21:24Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Vrasja e Nikulajt/ Kushërira e Lekstakajve tërhiqet pas aludimit
Nertila Haxhia dhe viktima Ardian Nikulaj

Policia e Shtetit njoftoi sot se ka zbuluar se porositësi i vrasjes së biznesmenit Ardian Nikulaj në Shëngjin është Edmond Haxhia.

Drejtori i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku tha se shkak ishte gjakmarrja.

Pas publikimit të emrit të porositësit ka reaguar e afërmja e Edmond Haxhisë dhe e dy kushërinjve Lekstakaj, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale. Nertila Haxhiu shkruan se e gjitha është e “montuar” kundër familjarëve të saj.

Por më pas ajo ka deklaruar se statusin e kishte shkruar përpara se policia të kishte pistën përfundimtare. Duke i shprehur ngushëllime familjes, Nertila Haxhiu shkruan se “nuk kam patur dijeni e mundesisht me kane mohuar se kane lidhje njerezit e mi”.

Reagimi i plotë:

Duke i shprehur perulesisht ngushellime familjes, ne lidhje me keto tituj dua te reagoj:

Statusi im ka qene i shkruar, perpara se te kishte pisten perfundimtare policia, duke qene qe vete policia kish deklaruar se sipas deshmitarit fliste gjuhe veriore dhe dyshohet se eshte shkodran,e per dy minuta portugez. Ndjese per menyren sesi eshte thene, por e kisha per policine qe jepte tilla versione. Edhe nje here familjareve ngushellime, se per Nertilen vete policia e Lezhes، e di se cfare reagimi ka patur Nertila tash 3 dite ne komisariat. Pyesni policine e Lezhes nese Nertila ne ndonje moment nuk eshte treguar pervecse bashkpuntore.

Nuk e di cte them, se jam pa fjale akoma. Nuk kam patur dijeni e mundesisht me kane mohuar se kane lidhje njerezit e mi. Kerkoj ndjese por me te vertete gjithe kohes I thoja policise mes korridorit " "Hetoni e publikoni kur te faktoni gjithcka! Mos nxirrni cdo lloj versioni direkt cdo dy minuta.Nese Jane njerezit e mi te perfshire, ju coj me duart e mia atje te ata, vec me siguroni udhetimin.Vetem ju lutem kujdesuni qe mos te perfshihen familje te tjera ne pergjegjesi"

Nese sme besoni,aty keni kamerat e policise

Perulesisht ndjese per menyren si jam shprehur sepse nuk ishte e kendshme te shihje cdo dy minuta info te tilla, sidomos kur fillojne te dalin detaje qe gjithkush mund te prekej per emrin e familjes,sidomos kur ske pas dijeni.

Shpresoj me zemer te arrestohen sa me pare, dhe jam gjithmone disponibel per te ndihmuar vetem ne funksion te drejtesise! Shpresoj ne mirkuptimin tuaj,packa se kam nje hall me te madh ne familje  se te gjithe ata qe po lexojne. Zoti ju bekofte!

 

 


Video