Një histori suksesi e ka quajtur Sekretari i Jashtëm britanik David Cameron përfaqësimin e Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit në OKB në NATO, por edhe rritjen ekonomike.
Gjatë konferencës për shtyp me kryeministrin Rama Sekretari i Jashtëm britanik tha se në Shqipëri donte të vinte për të festuar për suksesin tonë.
“Një nga arsyet pse doja të vija është për të festuar suksesin tuaj sepse Shqipëria është histori suksesi. Ekonomik në Nato, lidershipi juaj në Këshillin e Sigurimit. Keni dhënë një drejtim kaq të qartë për atë se ku doni të arrijë Shqipëria dhe se ku duhet të jetë në sferën e Natos dhe të BE. Ka qenë është dhe do jetë një nga partneritetet më pozitive për ne. Për eksportet për shembull. Hekurudha nga Prishtina në Durrës që do jetë e rëndësishme për të gjithë rajonin. Puna që po bëjmë për të arritur anëtarësimin e Ukrainës në NATO por edhe për mbështetjen e drejtpërdrejtë që i japim njëri tjetrit. Ne me kënaqësi po ndihmojmë edhe në gjyqësor. Ka qenë partneritet i arrirë dhe shumë pozitiv shembull për të gjithë. Faleminderit për atë që thatë se jam mik i Ballkanit dhe rajonit”.
Sekretari i Jashtëm britanik, David Cameron deklaroi se Shqipëria duhet të çojë përpara me reformat, ndërsa shprehu gatishmëri se Mbretëria e Bashkuar do të ndihmojë të japë kontribut në sistemin gjyqësor.
“Jo vetëm që keni fituar më shumë zgjedhje se unë se vazhdoni në detyrën, por keni dhënë shembull të qartë se ku duhet të jetë Shqipëria. Flas në emër të Sunak; kjo ka qenë dhe do të jetë një nga frytet më pozitive për ne. Eksportet janë rritur me 20%. Sa i përket krimit të organizuar dhe krimit të rëndë, po ndihmojmë dhe në modernizimin e gjyqësorit tuaj. Ju vazhdoni me reformat tuaja. Sa i takon shifrave të emigracionit, ka pasur rezultate pozitive.
Ky është një problem të cilin duhet ta përballoni ju. Keni treguar se jeni inovator dhe krijues, dhe punoni për këto partneritet. Ekonomia juaj është rritur, sektori i turizmit është rritur. Do të ketë më shumë mundësi që njerëzit të rrinë në Shqipëri. Kur Ballkani Perëndimor ia del mbanë, ia del dhe Europa. Jam vërtetë i kënaqur që të vini në Britani më 18 korrik dhe jo në 2 qershor siç thatë ju se nisa të shqetësohesha. Nuk do të mbahet në Londër”, tha Cameron.