VIDEO / Qielli i skuqur nga zjarret, Vengu falenderon efektivët e Forcave të Armatosura: Beteja me flakët vazhdon

27 July 2025, 22:46Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
VIDEO / Qielli i skuqur nga zjarret, Vengu falenderon efektivët e Forcave
Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu

Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu ndodhet këtë mbrëmje në zonat e prekura nga zjarret, ndërsa situata duket se nuk po sheh përmirësim.

Vengu ka falenderuar efektivët e Forcave të Armatosura, të cilët po përballen me flakët në vatrat më të rrezikshme, në bregdetin e jugut, fshatrat e Delvinës dhe deri në Konispol.

Në videon e publikuar nga MM, dallohet qielli i “skuqur” nga flakët që kanë përfshirë malet mbi fshatrat e bregdetit, nga Himara deri në Lukovë.

“Ministri Vengu falenderon efektivët e FA që luftojnë me zjarret në fshatrat e zonës. Beteja me flakët vazhdon në disa zona, ndërkohë që vatrat e Markatit dhe Shalses në Konispol mbeten në monitorim”, njofton Ministria e Mbrojtjes.


Video