Video-lajm/ Mbajti peng për disa orë ish-partneren, dalin pamjet kur Nertil Buzi e lë të lirë!

25 July 2026, 14:26Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Video-lajm/ Mbajti peng për disa orë ish-partneren, dalin pamjet kur
Refit Buzi

Dalin pamjet kur 35-vjeçari Refit Buzi lë të lirë 24-vjeçaren Rozalinda Plakun.

Siç shihet edhe në videon e publikuar nga VOXNews, efektivi, i cili ka qenë nën mbiqyrjen e snajperistëve të RENEA-s, i afrohet duke e marr në krahë, ecën disa metra larg vendit ku kishte lënë makinën dhe më pas e lë të renë në një cep të rrugës.

Pasi e ul në cep të rrugës autori që pak më vonë vrau veten, shihet duke u kthyer sërish pranë makinës.

Si ndodhi ngjarja:

Një ngjarje e rëndë tronditi opinionin publik, ku mëngjesin e 24 korrikut Refit Buzi 35-vjeç vrau me armë gjahu ish-vjehrrin, Kosta Plaka dhe plagosi ish-vjehrrën, Belere Plaka.

Kosta Plaka ndërroi jetë në vend, ndërsa bashkëshortja e tij mbeti e plagosur rëndë.

Ajo u transportua me urgjencë në Spitalin Rajonal të Fierit, ku iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale që zgjati më shumë se pesë orë, por nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra.

Pas ngjarjes 35-vjeçari mori peng ish-partneren e tij, Rozalinda Plakun dhe u fsheh në fshatin Cukalat të Beratit.

Rozalinda Plaka u lirua disa orë më vonë gjatë operacionit të policisë teksa po zhvilloheshin negociata me Refit Buzin, i cili kishte me vete edhe armën e zjarrit.

Pavarësisht negociatave të pandërprera me efektivët e Policisë së Shtetit, që zgjatën rreth shtatë orë, 35-vjeçari refuzoi të dorëzohej dhe i dha fund jetës duke kryer vetëvrasje.


Video