Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Një i moshuar në Tiranë është gjetur pa shenja jete sot në banesën e tij.
Policia e Tiranës bën me dije se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Tish Daija” të kryeqytetit, ndërsa paraprakisht dyshohet se ai është vetëvrarë duke lidhur duart me kabllo elektrike.
Njoftimi i Policisë:
Rreth orës 11:05, në rrugën "Tish Daija", është gjetur pa shenja jete, në banesën e tij, shtetasi N. A., 79 vjeç, banues në Tiranë.
Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ky shtetas është vetëvrarë duke lidhur duart me kabllo elektrike.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.