“Urdhri u dha nga vëllai i Arben Ndokës”/ Persona me MASKA dhunojnë BRUTALISHT në mes të lokalit lezhjanin! (PAMJE të RËNDA)

12 January 2026, 14:07Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Urdhri u dha nga vëllai i Arben Ndokës”/ Persona me MASKA
Nikolin Marku/ Gëzim Ndoka

Personi që shihni në foto është Nikolin Marku, i cili mbeti i dhunuar, ndërsa akuzon vëllanë e ish-deputetit të PS-së, Arben Ndoka,

Sipas Nikolin Markut, vëllai i ish-deputetit socialist, Gëzim Ndoka ka urdhëruar dhunimin e tij.

Ngjarja ka ndodhur në një lokal në Lezhë, ku raportohet se kanë hyrë 5 persona të maskuar.

Sipas Markut, mes 5 persona të maskuar, njëri prej tyre është paraqitur si nipi i ish-deputetit, djali i Gëzimit, ndërsa më pas kanë nisur ta dhunojnë.

Pre e dhunës ka rënë dhe kushëriri i tij.

Po ashtu, Marku pohoi se gjatë kohës që shkoi sot në spital për mjekim, kishte shkuar Gëzim Ndoka dhe e kishte kërcënuar.

Njoftimi i policisë

Rreth orës 12:30, në ambientet e një lokali në Lezhë, shtetasit Gj. M., 41 vjeç dhe N. M., 41 vjeç (kushërinj), dyshohet se janë konfliktuar për motive të dobëta, me shtetasit G. N., rreth 53 vjeç dhe K. N., rreth 20 vjeç (babë e bir).

Si pasojë janë dëmtuar shtetasit Gj. M. dhe N. M., të cilët pasi kanë marrë asistencën e nevojshme mjekësore, janë paraqitur në ambientet e Komisariatit, ku kanë pretenduar se shtetasit G. N. dhe K. N. kanë qenë të armatosur.

Vijojnë kërkime intensive për kapjen e shtetasve G. N. dhe K. N., si dhe një grup i posaçëm hetimor po punon në drejtimin e Prokurorisë së Lezhës, për të zbardhur dhe dokumentuar të gjitha rrethanat e këtij rasti.



Video